Kujt ia vret sytë përdorimi i gjuhës shqipe? Kjo është përgjigjja e Mickoskit

Kryeministri vendit Hristijan Mickoski në një intervistë ekskluzive për Alsat deklaroi se gjuhë zyrtare për përdorim ndërkombëtarë është gjuha maqedonase, derisa në nivel të shtetit përskaj gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare mund të përdoret edhe gjuha shqipe dhe sipas tij për këtë nuk duhet askush të ketë dilema, përfshi edhe të gjitha organet e administratës shtetërore.

“Askujt, askujt nuk ia vret sytë dhe askujt nuk duhet t’ia vras sytë. Ligji që është miratuar për përdorimin e gjuhëve duhet të respektohet dhe këtu nuk duhet askush të ketë dilema.

Por duhet të respektohet nga të gjithë akterët e jetës politike në Maqedoni.

Që nënkupton se gjuhë zyrtare për përdorim ndërkombëtare dhe ngjarje ndërkombëtare është gjuha maqedonase… ndërsa në nivel të shtetit gjuha maqedonase dhe mund të përdoret edhe gjuha shqipe… 20 përqindëshi është gjuha shqipe, gjuha maqedonase zyrtare dhe mund të përdoret edhe gjuha shqipe dhe këtu askush nuk duhet të ketë dilema, dhe absolutisht të gjitha organet е administratës shtetërore duhet ta respektojnë”, deklaroi Mickoski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Danelle Arsovska shpërthen: Drejtori i “Higjienës Komunale” u lirua pasi pranoi se “është në zemër dhe shpirt me VLEN

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, ne një status publik në Facebook ka shpërther, duke akuzuar se drejtori i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” është liruar...

AKI-Strugë: Denoncim për uzurpim të hapësirës publike nga kandidati për kryetar, Mendi Qyra

Një qytetar i Strugës ka reaguar publikisht, duke denoncuar një rast të uzurpimit të hapësirës publike në qytet. Sipas tij, kandidati për kryetar të...

Juventusi shkarkon trajnerin Igor Tudor

Juventusi ka njoftuar sot zyrtarisht shkarkimin e trajnerit Igor Tudor nga detyra e tij si trajner i ekipit të parë të meshkujve. Së bashku...

Arrestohet drejtori i “Higjienës Komunale”-Shkup, Sabahadin Rustemi

Njësia për Krim Ekonomik pranë SPB Shkup pasditen e sotme ka sekuestruar dokumentacion shtesë dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar për mosveprim lidhur...

Ish-ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit

Liburn Aliu, ish-ministri i Infrastrukturës në Qeverinë “Kurti 2”, raportohet se është emëruar në postin e drejtorit të Portit të Durrësit. BalkanWeb dhe News24 mësojnë,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu