SHBA do të shesë “viza të arta” në vlerë 5 milionë dollarë

Trump e ka prezantuar programin në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se blerja e këtij dokumenti do të nisë brenda dy javësh.

“Kemi leje të gjelbër [green card], kjo është e artë. Do t’ia vendosim çmim rreth 5 milionë dollarë”, ka thënë Trump.

“Të hyrat nga shitjet do të përdoren për të ulur deficitin”, ka thënë Trump.

Programi do të jetë për “njerëzit e pasur” që mund të hapin vende pune, ka thënë presidenti.

“Për njerëzit e pasur dhe të suksesshëm, ata që do të shpenzojnë shumë para dhe do të paguajnë taksa dhe do të punësojnë shumë njerëz, dhe mendoj që do të jemi jashtëzakonisht të suksesshëm”, ka thënë Trump.

Personat që do të aplikojnë për këtë lloj të lejes së qëndrimit, do të analizohen në hpllësi.

“I di disa oligarkë rusë që janë njerëz të mirë. Është e mundshme”, ka thënë Trump.

“Ata nuk janë të pasur siç kanë qenë dikur, por mendoj që mund t’i përballojnë pesë milionë dollarë”.

Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, u ka thënë gazetarëve se “Viza e artë Trump” do të zëvendësojë programin e imigrimit EB-5, i cili është krijuar nga Kongresi më 1990 për të gjeneruar investime të huaja.

Vizat EB-5 janë të disponueshme për personat që shpenzojnë rreth 1 milion dollarë në një kompani dhe që punësojnë të paktën 10 persona.

Lutnick ka thënë se viza e re do të rrisë çmimin në 5 milionë dhe do të shmangë mashtrimin e bërë me programin EB-5.

Një hulumtim i publikuar nga Kongresi më 2023, pati treguar se shumë vëzhgues kanë shqetësime për mashtrimet e kryera me programin EB-5.

Ata kanë thënë se lëshimet bëhen kur aplikuesit nuk raportojnë si duhet të ardhurat, identitetin, apo nuk arrijnë të bëjnë investime.

Më shumë se gjysma e vizave EB-5 më 2022 u janë ndarë shtetasve të Kinës. Trump ka vlerësuar se SHBA-ja do të mund të shesë rreth një milion viza të arta./REL

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu