ASH-Sela: Qeveria investon miliona në Spitalin “8 Shtatori”, duke lënë pas dore Tetovën dhe Shtipin

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Selës, denoncon diskriminimin e spitaleve rajonale, nga ku thonë se, qeveria investon miliona në Spitalin “8 Shtatori”, duke lënë pas dore Tetovën dhe Shtipin.

Nga atje thonë se mbështetin çdo investim në shëndetësi por shprehin shqetësimin e thellë për shpërndarjen e pabarabartë të investimeve në sektorin e shëndetësisë nga qeveria aktuale.

“Ndërsa miliona euro po planifikohen për investime në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup, spitalet klinike rajonale në Tetovë dhe Shtip po vazhdojnë të përballen me kushte të papranueshme dhe mungesë investimesh.

Qeveria po e trajton shëndetësinë si një sistem me dy nivele: një për Shkupin dhe një tjetër për rajonet. Ky është një diskriminim flagrant ndaj pacientëve të Tetovës, Shtipit dhe gjithë rajoneve jashtë kryeqytetit, të cilët kanë të njëjtën të drejtë për shërbime shëndetësore cilësore.

Pavarësisht premtimeve të shumta, Spitali Klinik i Tetovës dhe ai i Shtipit vazhdojnë të kenë infrastrukturë të amortizuar, mungesë pajisjesh moderne dhe kapacitete të kufizuara për trajtimin e pacientëve. Ndërkohë, qeveria ka vendosur që fondet publike të orientohen vetëm drejt një spitali në kryeqytet, duke injoruar nevojat e spitaleve rajonale.

Aleanca për Shqiptarët kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që:

1. Të bëjë publike kriteret mbi bazën e të cilave është vendosur investimi në “8 Shtatorin”, duke lënë jashtë Tetovën dhe Shtipin.

2. Të rishikojë urgjentisht buxhetin e shëndetësisë për të përfshirë investime konkrete në spitalet rajonale, sidomos në Tetovë dhe Shtip.

3. Të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të siguruar trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët, pavarësisht se ku jetojnë”, thonë nga ASH.

Nga ASH thonë se do të ndjekin këtë çështje me të gjitha mjetet politike dhe institucionale për të garantuar që pacientët e Tetovës, Shtipit dhe gjithë rajoneve të kenë qasje në shëndetësi cilësore, njësoj si qytetarët e Shkupit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu