Përderisa akuzohet me dokument zyrtar se komuna e Çairit paguan 60.25 denarë për një shishe ujë 250 ml, Visar Ganiu demanton pa asnjë dëshmi e dokument.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ka reaguar ndaj lajmit të publikuar për kontratën që komuna ka lidhur me një kompani distribuimi për ujë të pijshëm.
Ganiu thotë se Komuna paguan 60 denarë për 1 litër ujë, edhe pse në dokumentin e siguruar nga mediat, figuron se për një shishe ujë 250ml, Komuna e Çairit paguan 60.25 denarë.
Ganiu pavarësisht demantit, nuk ka treguar asnjë kontratë furnizimi ku bazon deklaratën e tij, mirëpo deri më tani dokumenti i vetëm që ngelet dëshmi, është ai që është publikuar nga mediat.

KUMTESË PËR OPINIONIN PUBLIK
Të nderuar qytetarë,
Lajmi i publikuar nga Klan Maqedonia mbi furnizimin me ujë në Komunën e Çairit është një manipulim i pastër dhe një përpjekje e radhës për dezinformim. E vërteta është se Komuna e Çairit, në bazë të kontratës, paguan 60 denarë për 1 litër ujë, ndërsa një shishe qelqi prej 250 ml kushton vetëm 15 denarë. Çdo interpretim ndryshe është një keqinformim i qëllimshëm për të mashtruar qytetarët.
Nuk është hera e parë që Klan Maqedonia fabrikon lajme të pavërteta dhe tendencioze ndaj Komunës së Çairit. Ky medium vazhdimisht keqpërdor informacionet, i nxjerr ato jashtë kontekstit dhe krijon propagandë të pastër për të dëmtuar imazhin tonë. Kjo qasje është e papranueshme dhe bie ndesh me çdo standard të gazetarisë profesionale.
Komuna e Çairit vepron me transparencë të plotë dhe në përputhje me të gjitha procedurat ligjore. Nuk do të lejojmë që shpifjet dhe manipulimet të dëmtojnë angazhimin tonë për qytetarët.
Ju bëjmë thirrje qytetarëve të mos bien pre e dezinformatave dhe Klan Maqedonisë t’i rikthehet standardeve profesionale të gazetarisë. Çairi po zhvillohet dhe asnjë propagandë nuk do ta ndalë përparimin e komunës sonë!


REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu