BDI: Izet Mexhitit i merren kompetencat në Ministrinë e Mjedisit, tani është vënë nën kontrollin e një drejtori të VMRO-së!

Bashkimi Demokratik për Integrim informon se Ministrisë së Mjedisit të udhëhequr nga Izet Mexhiti, i janë marrë kompetencat dhe i kanë kaluar një drejtori të VMRO-DPMNE-së, pasi inspektorati ka konstatuar keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e Mexhitit dhe kabinetit të tij.

Siç thonë nga BDI, Mexhiti tashmë nuk ka asnjë rol në vendimmarrje apo nënshkrime.

Reagimi i plotë:

IZET MEXHITI ZHVISHET NGA KOMPETENCAT NË MINISTRINË E MJEDISIT PAS AKUZAVE PËR KORRUPSION DHE SHANTAZH

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) denoncon skandalin e rëndë që po ndodh në Ministrinë e Mjedisit, ku pas një kontrolli nga Inspektorati për Administratë, është vërtetuar keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga ana e ministrit Izet Mexhiti dhe stafit të tij në kabinet.

Në bazë të vendimit të Inspektoratit Administrativ me numër 11-1653/2024, të datës 17.01.2025, Izet Mexhiti është zhveshur nga të gjitha kompetencat e tij, të cilat janë transferuar në Drejtorinë e Mjedisit.

Ky institucion, që deri në mandatin e BDI-së udhëhiqej nga një kuadër shqiptar, tani është vënë nën kontrollin e një drejtori të emëruar nga VMRO- DPMNE-së.

Me këtë vendim, Drejtori i ri është urdhëruar që të mos dërgojë për nënshkrim në kabinetin e Mexhitit asnjë dokument nga sektorët kryesorë të ministrisë, përfshirë Sektorin e Natyrës, Ujërave, Mbeturinave, Mjedisit dhe Ndotjes Industriale. Këta sektorë përbëjnë mbi 70% të kompetencave të Ministrisë së Mjedisit, duke e bërë këtë akt një zhvillim të paprecedentë.

Ky veprim ka ardhur si pasojë e ankesave dhe denoncimeve të shumta nga qytetarë dhe kompani, të cilët janë kushtëzuar nga kabineti i Mexhitit për të dhënë ryshfet në këmbim të shërbimeve administrative. Kjo është dëshmia më e qartë e kapjes së institucioneve nga korrupsioni dhe paaftësia e qeverisë aktuale për të garantuar një administratë të pastër dhe funksionale.

BDI dënon ashpër këtë situatë dhe i bën thirrje organeve të drejtësisë që të nisin menjëherë hetimet për përgjegjësit, si dhe të sigurojnë që qytetarët dhe bizneset të mos jenë më viktima të shantazhit dhe korrupsionit shtetëror.

BDI do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve dhe të denoncojë çdo përpjekje për keqpërdorim të pushtetit nga zyrtarët e paaftë dhe të korruptuar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu