Draft-raporti i PE-së për Kosovën: Serbia ende s’i ka ndjekur penalisht fajtorët e Banjskës, në veçanti Radoiçiqin

Në draft-raportin për Kosovën të përgatitur nga Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, në muajit shkurt 2025, theksohet edhe shqetësimi për shkak të situatës së sigurisë, përfshirë këtu sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Përmes këtij draft-raporti shprehet shqetësim që Serbia ende nuk i ka ndjekur penalisht autorët e këtij sulmi, ndërsa veçohet Milan Radoiçiqi.

Gjithashtu aty theksohet se Parlamenti Evropian pret që Kosova dhe Serbia të bashkëpunojnë plotësisht dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për kapjen e autorëve dhe nxjerrjen e tyre para drejtësisë për këtë sulm të 24 shtatorit të vitit 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Lexo edhe:
Prince Caffe ekspozon shijen e kafes në panairin prestigjioz “Gulfood Fair 2025” në Dubai
“Shpresoj që t’i vënë Serbisë pasqyrën përpara, në vend se ta vëzhgojnë Kosovën me dylbi” – Kurti flet për pritjet…
Kurti: Kundërshtimi i Grenellit ndaj meje si kryeministër dhe politikan ka qenë i vazhdueshëm qe pesë vjet, nuk nisi në…
“Shpreh keqardhjen për faktin që Serbia ende nuk i ka ndjekur penalisht fajtorët, veçanërisht Milan Radoiçiq, nënkryetar i Listës Srpska. Ritheksohet se gjithashtu autorët e
sulmit terrorist në Zubin Potok duhet të mbahen përgjegjës dhe duhet të përballen me drejtësinë pa vonesa”, thuhet në draft-raportin e Parlamentit Evropian.

Gjithashtu pjesë e këtij raporti është edhe sulmi në Ibër Lepenc, ndërsa mbështeten institucionet e Kosovës për kryerjen e një hetimi të plotë.

“Dënon incidentet e rënda të sigurisë në veri të Kosovës në fund të nëntorit 2024, akti më i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Vragë të Zubin Potokut, ku ka pasur pajisje eksplozive dëmtuan kanalin kryesor të sistemit Ibër Lepenc; shpreh mbështetjen e saj për Institucionet e Kosovës në kryerjen e një hetimi të plotë të këtyre veprimeve kriminale në mënyrë që autorët mund të sillen para drejtësisë”, thuhet në raportin e krijuar nga Riho Terras, raportues për Kosovën në Parlamentin evropian.

Ky dokument do prezantohet në komitetin për politikë të jashtme të parlamentit të enjten më 20 shkurt. Pas amanadamentimit të draftit, i njejti duhet të miratohet në këtë komitet ndërsa në fillim të verës votohet në seancë planerë kur merr versionin e Rezolutës së Parlamentit evropian.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu