BILD: Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova

Gazeta e njohur gjermane, “Bild”, raporton se, sipas informatave të saj, Italia është duke u përgatitur për tërheqjen e mundshme të trupave amerikane nga Kosova.

“Sipas të dhënave të Bild-it, Italia është duke u përgatitur për tërheqje të mundshme të trupave të ShBA-së nga Kosova. Aleatët evropianë atëherë do të ishin të vetëm në Ballkan kundër mikut të Putinit, Aleksandar Vuçiq, dhe ushtrisë së tij të fuqishme serbe” – thuhet në artikullin e gazetës gjermane.

“Ka shqetësim të madh në shumë pjesë të Evropës për negociatat amerikano-ruse. Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka përjashtuar një tërheqje të plotë të trupave amerikane nga Evropa. Sipas të dhënave të Bild-it, shërbimet perëndimore të sigurisë dhe politikanët perëndimorë kanë frikë se bisedimet që nisën sot në Riad do të mund të çonin në përfundimin e pranisë së trupave amerikane në pjesë të mëdha të Evropës” – thuhet në krye të artikullit.

Një zyrtar i sigurisë në Evropën Lindore gazetës “Bild” i tha: “Sipas të dhënave tona, kjo ka të bëjë me kërkesat e Putinit të vitit 2021, që janë tërheqja e trupave amerikane nga të gjitha shtetet e NATO-s që janë bërë pjesë e aleancës pas vitit 1990.”

Skenari i rastit më të keq është ai në të cilin shumë ekspertë kanë frikë për një pushtim të menjëhershëm nga ushtria ruse në ish-republikat sovjetike, Estoni, Letoni e Lituani, si dhe një luftë e shkallës së lartë me Poloninë, thuhet më tej në artikullin e gazetës gjermane.

Prania e trupave amerikane në zonat afër Rusisë, sipas konsensusit të shteteve fqinje të Rusisë, është garancia më e madhe për pavarësinë e këtyre vendeve.

Ish-ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, në rrjetin X shkroi: “Lavrovi kërkoi që NATO-ja të kthehet në kufijtë e saj të vitit 1997 dhe të tërhiqet nga të gjitha shtetet me përjashtim të Gjermanisë [së dikurshme] Lindore në interesin e stabilitetit në Evropë. Prandaj pse nuk do të duhej ta kërkonte Putini këtë në Riad?”

Në një analizë të gazetës “Financial Times” thuhet: “Putini dëshiron që trupat e NATO-s të tërhiqen nga tërë ish-perandoria sovjetike. Zyrtarët evropianë besojnë se ka gjasa që Trumpi do të pajtohet për tërheqjen e trupave amerikane nga Baltiku dhe ndoshta edhe më në perëndim. Kjo do ta linte BE-në pa mbrojtje kundër ushtrisë ruse.”

Sipas të dhënave të gazetës “Bild”, bazat e vetme që tani për tani nuk janë në diskutim janë baza amerikane në Ramstein të Gjermanisë dhe bazat e forcave ajrore në Britani. Pjesa tjetër e Evropës duhet të përgatitet për ndryshime të thella, nëse Trumpi dhe Putini arrijnë një marrëveshje, thuhet në artikull./

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Përfundon një rund “i vështirë por i dobishëm” i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran në Oman

Përfundon një rund “i vështirë por i dobishëm” i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran në Oman Rundi i katërt i bisedimeve bërthamore mes Iranit dhe Shteteve të...

Mënyra e votimit të fshehtë në Kuvend, AAK-ja nesër i drejtohet Gjykatës Kushtetuse

Gjatë ditës së nesërme deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do ti drejtohen Gjykatës Kushtetuse. Sipas njoftimit për media AAK-ja do të dorëzojnë kërkesën...

Incident i ri mes shtetasve turq në vend: Tentoi ta vriste me kapak pusete

Një 35-vjeçar, shtetas i Turqisë është përpjekur të vrasë një tjetër shtetas turk në Shkup. Incidenti ka ndodhur pas mesnate në rrugën “Mitropolit Teodosij...

Mexhiti: Protagonistët e serialit të quajtur ‘rrënimi i qeverisë, dështuan’

Pas largimit përfundimisht të ASH-së së Arben Taravarit nga koalicioni VLEN dhe afrimin me BDI-në e Ali Ahmetit në rrjetet sociale ka reaguar zëvendëskryeministri...

Një pjesë e policëve nesër në protestë / Në mesditë do ta bllokojnë udhëkryqin te “Mavrovasja”

Sindikata e Pavarur e Policisë nesër del në protestë. Do ta bllokojnë udhëkryqin te “Mavrovasja” dhe do të vazhdojnë edhe para Këshillit gjyqësor. Kërkojnë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu