OVL e UÇK-së kërkon nga Specialja raport zyrtar për gjendjen shëndetësore të Thaçit

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë nuk do të ketë seanca të enjten dhe të premten ashtu siç ishte planifikuar në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Por, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk mori pjesë në seancën e ditës së djeshme për shkak të problemeve shëndetësore.

Këtë e njoftoi në fillim të seancës, avokati i tij, Luka Misetiq, i cili tha se Thaçi nuk ndihej mire dhe se nuk kishte informacione të tjera pasi nuk ka komunikuar me të.

Të shqetësuar për gjendjen shëndetësore të Thaçit janë shprehur edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një reagimi ata kanë kërkuar nga Gjykata Speciale që të japë një raport të qartë e zyrtar në lidhje me gjendjen shëndetësore të ish-presidentit Thaçi.

“Kërkojmë nga Gjykata Speciale që të japë një raport të qartë dhe zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të ish-presidentit Thaçi dhe bashkëluftëtarëve tanë që po mbahen padrejtësisht në paraburgim që mbi katër vite”, thuhet në reagimin e tyre.

Të indinjuar janë shprehur edhe për faktin e mosreagimit të institucioneve të Kosovës për gjendjen shëndetësore të Thaçit.

“Jemi të indinjuar me heshtjen e institucioneve të Kosovës, të cilat jo vetëm që nuk po reagojnë ndaj shkeljeve të Gjykatës Speciale, por nuk po e mbajnë as të informuar opinionin publik për gjendjen shëndetësore të tyre”, thuhet në reagim. /Zëri

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Khamenei sfidon SHBA-në: Nuk arritën asgjë me sulmet ndaj objekteve bërthamore iraniane

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka hedhur poshtë pretendimet amerikane për dëmtim të programit bërthamor iranian, duke deklaruar se SHBA-të “nuk arritën...

Më 9 korrik në Kuvendin e RMV-së do të mbahet interpelanca për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese

Për interpelancën për punën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, i paraqitur më 4 qershor nga grupi parlamentar i Frontit evropian, do të...

Të shtunën dhe të dielën do të ketë spërkatje kundër mushkonjave

Qyteti i Shkupit i njofton qytetarët që më 28 dhe 29 qershor 2025, (të shtunën dhe të dielën), në orët e hershme të...

“Fshatin e bënë klasë shkolle – Mexhiti akuzon BDI dhe LSDM për falsifikim të regjistrimit”

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka hedhur akuza të rënda ndaj kuadrove të LSDM-së dhe BDI-së, duke i akuzuar...

Dauti: Skandali me ndarjen e fondeve – komunat shqiptare humbën 8.5 milionë euro nga përjashtimi i diasporës

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, në fjalimin e saj në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ka ngritur shqetësimin për përjashtimin e diasporës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu