Kryeministri Kurti mund të arrestohet 1 muaj me burgim!

Albin Kurti është lajmëruar disa herë nga prokuroria speciale e Kosovës që të paraqitet për të deshmuar për hetim penal korrupsioni, por nuk ka denjuar të shkojë. Sot prokuroria e paralajmeroi se do ta marrin me forcë.

Gzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë për REL-in se edhe pse nuk ka ndonjë afat kohor se kur duhet të vendosë Gjykata lidhur me kërkesën e Prokurorisë, një gjë e tillë “duhet të bëhet pa vonesë”.

Koha YouTube Channel
E nëse pas urdhrit gjyqësor, i ftuari nuk paraqitet në Prokurori, gjyqtari e dënon atë me gjobë prej 250 eurosh, sa herë që ai refuzon. Por, nëse ka refuzim edhe pas shqiptimit të gjobave, ai mund të burgoset, por jo më shumë se një muaj.

“Burgimi zgjat derisa dëshmitari nuk pranon të dëshmojë apo derisa dëshmimi i tij bëhet i panevojshëm, ose derisa procedura të përfundojë, por jo më shumë se një muaj”, thuhet në Kodin Penal të Kosovës.

Kurti kishte refuzuar të paraqitej në Prokurori, duke u bërë thirrje prokurorëve që të shkojnë ata dhe ta intervistojnë në zyrën e tij, në Kryeministri.

Ftesën e parë Kurti e kishte marrë më 16 dhjetor, kur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, kishte thënë se Kurti nuk ishte paraqitur pasi që ishte në udhëtim jashtë vendit dhe kishte shtuar se Kurti “ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpresë prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dyja palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e Prokurorisë”.

Katër ditë më vonë, Kurti kishte marrë sërish ftesë nga Prokuroria, të cilës prapë nuk i ishte përgjigjur pozitivisht.

Ftesa e Kurtit që prokurorët ta intervistojnë atë në zyrën e tij është kritikuar nga ekspertë ligjorë, si Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Viona Bunjaku nga Lëvizja FOL.

Miftaraj kishte thënë se “nëse prokurorët nuk kanë guxim profesional”, atëherë jo vetëm kryeministri, por edhe qytetarët e zakonshëm “mund të tallen dhe të mos e respektojnë autoritetin e Prokurorisë”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu