Emigrimi i mjekëve, vetëm në janar u larguan 50 mantelbardhë

Vetëm në muajin janar jashtë shtetit janë shpërngulur 50 motra medicinale. Nga Sindikata e pavarur e punonjësve shëndetësor thonë se vazhdon të rritet trend i ikjes së kuadrit mjekësor në shtetet perëndimore. Ata shprehin shqetësimin që institucionet shëndetësore publike nuk po funksionojnë me kapacitet të plotë, madje disa periferike rrezikojnë të mbyllen për shkak të mungesë së mantelbardhëve.

“Kur bëhet fjalë për kuadrin medicinal vetëm këtë muaj ka 50 motra medicinale që janë shpërngulur për Gjermani, e fundi u nis sot në mëngjes. Kemi informacione që edhe në muajin e ardhshëm edhe 30 infermiere do të shkojnë për Gjermani dhe Suedi. Te ne, kuadri mjekësor zvogëlohet, derisa në vendet e Europës Perëndimore përfitojnë kuadër profesional me përvojë, të cilët mund të angazhohen menjëherë atje”, tha Llazo Kostovski – sekretar në Sindikatën e Pavarur të Punonjësve Shëndetësor.

Sipas Odës së mjekëve, çdo vit emigrojnë rreth 250 mantelbardhë, shifër kjo e barabartë me një gjeneratë të tërë të doktorëve, të cilët diplomojnë në nivel vjetor. Por, shqetësues është fakti që ikin doktorët specialit me përvojë, për të cilët shteti ka investuar shumë për t’i lënë të lirë të emigrojnë.

“Ndërkaq, në raport me të gjithë territorin e vendit, diku rreth 1,600 personel mjekësor, staf medicinal dhe teknik mungojnë në kuadër të Klinikave Universitare të Shkupit, por edhe Spitaleve tjera regjionale të qyteteve tjera, pasi që ata janë çlajmëruar dhe kanë shkuar të punojnë jashtë shtetit”, raporton Adnan Qaili – gazetar i TV21.

Një problem të tillë e kanë edhe në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup. Në Klinikën e Kirurgjisë plastike thonë se kanë nevojë për së paku 6 infermierë për të plotësuar kuadrin e kujdestarive.

“Në gjithë kampusin e klinikave ‘Nënë Tereza’ por edhe në gjithë Maqedoninë mungon më së shumti kuadër të infermiereve me shkollë të mesme profesionale, staf spitalor por edhe higjienik. Shumë prej tyre që kishim u shpërngulën ndonëse ishin me përvojë, kanë studiuar dhe janë avancuar, por nuk ka pasur mjete të mjaftueshme për t’i mbajtur”, tha Jasmina Gerogievska Pavllovksa – drejtoreshë e Kirurgjisë Plastike.

Ndërkaq Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari tha se 20 institucione publike shëndetësore tani më kanë përgatitur sistematizime të reja, mundet menjëherë që t’i punësojnë 300 specializantët privat nga grupi i parë, mes tyre më së shumti kardiolog dhe gjinekolog, 30 prej tyre vetëm në Shkup. Por, punësimet e 600 specializantëve privat është dashur të kryhen në fund të vitit që shkoi, pasi më 30.12. 2024 Ministria e Shëndetësisë dhe e Financave miratuan në Qeveri punësimet e tyre. Por, në praktikë ky afat tani është shtyrë në dy faza gjatë këtij viti, duke ua lënë barrën vet spitaleve që t’i sistematizojnë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela reagon ashpër ndaj VLEN-it pas vendimit të Kushtetueses për mërgatën

Të zësh një post qeveritar dhe vendimi i parë të jetë ulja e përqindjes së përfaqësimit të shqiptarëve – nga 30% në 24% –...

Deri sot Limani, nga sot Taravari kandidat për Gostivarin!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari në këto momente po mban një takim me simpatizantët e partisë. Në këtë takim së bashku me...

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin! Armëpushim në Gaza

Zyra e Erdoganit njoftoi se gjatë samitit, kreu i shtetit turk zhvilloi bisedime me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë me të cilët ka...

Presidenti kroat: Mbështetja për Izraelin është katastrofë, duhet njohur Palestina

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq është shprehur se mbështetjen të cilën po e merr Izraeli paraqet një “katastrofë”. Ai u shpreh hapur në favor...

Koreja e Veriut hap resortin bregdetar, Kim Jong-un: Hapi i parë drejt turizmit

Koreja e Veriut do të hapë një vendpushim plazhi në bregun lindor të saj javën e ardhshme, në atë që udhëheqësi Kim Jong-un e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu