Opozita në RMV takon Kurtin, flasin për një “president që vjen nga mesi i shqiptarëve”

Sot në zyrën e tij, bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Kryeministri i Repulikës së Kosovës, Albin Kurti priti krerë politikë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut: Arben Taravari, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët (ASh) dhe i Komunës së Gostivarit, si dhe udhëheqësit e Lidhjes Evropiane për Ndryshim (LEN), Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes BESA e i Komunës së Tetovës, Izet Mexhiti, Kryetar i Lëvizjes Demokratike dhe deputet, dhe Afrim Gashi, Kryetar i Alternativës, po ashtu deputet.

Sipas Zyrës së Kurtit, atu u diskutua për situatën në rajonin e Ballkanit, për fqinjësinë e mirë dhe perspektivën e partneritetit të rëndësishëm ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Gjatë bisedës, katër udhëheqësit shprehën propozimin e tyre për një president të Maqedonisë së Veriut, i cili sipas tyre, “mishëron bashkëjetesën mes etnive dhe garanton rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, president i cili kësaj radhe duhet të vijë nga mesi i shqiptarëve”.

Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut paralajmëron koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje
Në njoftimin e ZKM-së bëhet e ditur se në takim mori pjesë edhe këshilltari i kryeministrit, Bekim Qoku.

“Kryeministri Kurti i njoftoi kryetarët shqiptarë nga Maqedonia e Veriut për takimet e bisedat që ka pasur me krerët shtetërorë të Maqedonisë së Veriut dhe ata e njoftuan për zhvillimet politike atje”, thuhet në njoftim.

Njoftimi thekson se “temë e diskutimit ishte edhe situata shoqërore e ekonomike e komunitetit shqiptar në Maqedoni, nevoja për demokraci e stabilitet si dhe përmirësim e mbarëvajtje të raporteve mes komuniteteve etnike në atë vend, gjë të për të cilën Kosova vetë është shembull, por edhe e promovon dhe e mbështet”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mori pesë plumba, por kampioni i MMA-së iku në këmbë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e së martës në qytetin Makhachkala të Dagestanit, ku luftëtari i njohur i arteve marciale të përziera (MMA),...

Arrestohet Kozaku i TikTok, u ‘mësoi’ turistëve të hidhnin plehrat në rrugë

Personazhi i TikTok, Kozak Braçi është gjobitur nga policia me 10 000 lekë gjobë për ndotje të ambientit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4,...

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë: Zgjidhja e bllokadës politike përmes kompromisit

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka reaguar ndaj situatës së krijuar nga moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe paralizës institucionale që po zgjat tash...

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për ish-krerët e UÇK-së – drejtësia selektive vazhdon në Hagë

Hagë | 16 Korrik 2025 Gjykata Speciale në Hagë ka hedhur poshtë mocionin e përbashkët të ekipeve mbrojtëse të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Tensionet rriten në jug të Sirisë, Izraeli rifillon sulmet në Suwayda

Suwayda / 16 Korrik 2025 Ushtria izraelite ka ndërmarrë sulme të reja ajrore në provincën jugore siriane të Suwayda, duke shkaktuar disa të plagosur,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu