Dika: Urime! Nga dy shqiptarë, Kirurgjia Plastike pa as edhe një shqiptar!

Pas 20 vitesh, nga 1-2 përfaqësues shqiptarë, tani hera e parë që në Këshillin drejtues të Klinikës së Kirurgjisë Plastike nuk ka as edhe një shqiptarë. Kështu shkruan në profilin e tij në Facebook, dr.Artan Dika. “Që prej kur ekziston si subjekt i pavarur Klinika e Kirurgjisë Plastike, në këto rreth 20 vjet, gjithmonë në Këshillin drejtues të saj ka patur 1 ose 2 përfaqësues shqiptarë. Tani është hera e parë që në Këshillin drejtues të klinikës nuk ka as edhe një përfaqësues shqiptar. Urime, urime, urime!”, shkruan dr. Dika.

Ndërkohë, pa asnjë shqiptarë në Këshillat drejtues ka mbetur edhe Klinika e Toksikologjisë në Shkup. Në Klinikën Universitare për Sëmundjet e Syrit, anëtari i vetëm shqiptar i bordit, Nedim Kasami, është zëvendësuar me Violeta Bilbilovska, raporton gazeta KOHA.

Në PHE Poliklinika “Zhelezara”, anëtari i vetëm shqiptar i bordit, Nuran Veseli, është zëvendësuar me Vesna Andonovska. Në Klinikën Universitare për Reumatologji, numri i anëtarëve shqiptarë është përgjysmuar nga dy në një, ku Shehu është zëvendësuar me Ivana Petkovska. Në Klinikën Universitare për Hematologji, anëtari i vetëm shqiptar, Dr. Aliriza Osmani, është larguar, duke krijuar një bord monoetnik, ku Pavlina Budikj ka zëvendësuar Osmanin. Në PHE Institutin për Sëmundjet e Mushkërive dhe Tuberkulozin, numri i anëtarëve shqiptarë është ulur nga dy në një, ku Adrian Dalipi është zëvendësuar me Goran Rangelov. Në Klinikën Universitare për Kardiokirurgji, Saime Sherifi është zëvendësuar me Bojan Krstiq.

Edhe në Spitalet e qyteteve tjera, situata nuk është si më parë. Në Spitalin e Kumanovës, nga tre anëtarë shqiptarë sa kishte Këshilli drejtues, tashmë nuk ka asnjë.

“Për herë të parë pas dy dekadash, në Këshillin Drejtues nuk ka asnjë doktor shqiptar. Të gjithë mjekët shqiptarë janë shkarkuar, pavarësisht përkushtimit dhe profesionalizmit të tyre të dëshmuar. Kjo situatë është e papranueshme dhe kërkon vëmendje urgjente! E gjithë kjo albanofobi në institucionet shëndetësore në Kumanovë, po ndodh duke qenë ministri i Shëndetësisë shqiptar”, shkruan Amir Shabani nga BDI e Kumanovës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vezët sot më të shtrenjta se vetë pula. Edhe pula po befasohet!

Në tregjet e Kosovës, çmimi i vezëve ka shënuar rritje të dukshme. Sot, një paketim vezësh shitet me 6.39 euro, çmim që ka habitur...

Avullohen 39 milionë euro! Kampusit të UNT-së i ndahen vetëm 1 milion euro!

Shkup, 20 nëntor – Projektin e madh të Kampusit Universitar “Nënë Tereza”, të shpallur me entuziazëm në shtator si investim strategjik prej mbi 40...

Aksion policor në Maqedoni, arrestohet një ish-drejtues i DAP-it

Shtip po zhvillohet një aksion policor në kuadër të një hetimi të lidhur me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, gjatë të cilit është arrestuar...

Raporti i UNICEF: 417 milionë fëmijë në mbarë botën jetojnë në varfëri

Në mbarë botën, 417 milionë fëmijë vazhdojnë të jetojnë në varfëri multidimensionale, të privuar nga të paktën dy nevoja themelore si ushqyerja, strehimi...

Izraeli sulmon sërish Gazën, 28 të vrarë, mes tyre 9 fëmijë/ Hamasi-SHBA: Ushtroni presion ndaj Tel Avivit

Të paktën 28 palestinezë, mes tyre 9 fëmijë, u vranë të mërkurën nga sulmet ajrore izraelite në disa zona të Gazës, duke shënuar përshkallëzimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu