Tragjedi në Alaska, zhduket avioni me 10 persona në bord

Autoritetet po kërkojnë për një aeroplan pasagjerësh që u zhduk mbi Alaskë të enjten, sipas deklaratës së Departamentit të Sigurisë Publike të Shtetit.

Avioni i cili mbante nëntë pasagjerë dhe një pilot në bord, po fluturonte nga komuniteti i largët i Unalakleet në Nome kur u raportua i zhdukur rreth orës 16:00 në orën lokale.

“Ekuipazhet janë ende në kërkim në terren, duke kontrolluar sa më shumë zonë të jetë e mundur,” tha departamenti herët të premten.

Linja ajrore Bering Air deklaruan se zyrtarët humbën kontaktin me Caravanin Cessna, më pak se një orë pasi u ngrit nga Unalakleet.

“Stafi në Bering Air po punon shumë për të mbledhur detaje, për të marrë ndihmën emergjente dhe për të vazhduar kërkimin dhe shpëtimin”, theksoi drejtori i operacioneve të Bering Air, David Olson.

Ekipet e shpëtimit po luftojnë me kushtet e këqija. Ndërkohë Departamenti i Zjarrfikësve Vullnetar i Nome tha se po kryente një kërkim tokësor rreth vendit dhe Malit të Bardhë.

“Për shkak të motit dhe padukshmërisë, ne jemi të kufizuar në kërkimin ajror për momentin,” theksoi ai.

Banorët janë paralajmëruar të mos formojnë grupet e tyre të kërkimit sepse moti është shumë i rrezikshëm.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ligji për lojërat e fatit ‘fle’ në Kuvendin e RMV-së, zvarritet miratimi

Ndonëse se u promovua me shumë bujë si një hap i madh për mbrojtjen e të rinjve, propozim-ligji për lojërat e fatit me të...

Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu pranohemi në BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media në Bruksel të martën mbrëma tha se Serbia do të pranohej në Bashkim Evropian...

Pesë vjet nga arrestimi i Thaçit dhe të tjerëve

Sot bëhen pesë vjet nga arrestimi i ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. Me rastin e kësaj dite, Organizata e Veteranëve të Luftës...

Kryetari i parë mysliman i New Yorkut – fjalët e para të Mamdanit pas fitores, goditje e ashpër për Trumpin

Demokratët fituan në tri gara të martën në zgjedhjet e para të mëdha që kur Donald Trump rifitoi presidencën, duke ngritur një brez të...

Ibrahimi: Haqim Ramadanin nuk e lamë të vetëm, por ai e braktisi VLEN-in? (VIDEO)

Lideri i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, ka komentuar strategjinë e fushatës së kandidatit të VLENI-së, Haqim Ramadani, në komunën e Bërvenicës gjatë rrethit të dytë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu