Ukraina i pranon avionët e parë luftarakë francezë, Mirage 2000

Franca njoftoi të enjten se ia ka dorëzuar Ukrainës avionët e parë luftarakë, Mirage 2000, duke ia rritur mundësitë Kievit për ta mbrojtur hapësirën e vet ajrore nga bombardimet e pareshtura ruse.

“Avionët e parë të këtij lloji kanë mbërritur sot në Ukrainë”, tha ministri i Mbrojtjes i Francës, Sebastien Lecornu, në një shkrim në X të enjten.

Ai nuk tregoi se sa avionë luftarakë francezë u dërguan në Ukrainë.

“Me pilotë ukrainas në bord, pasi ata u stërvitën për disa muaj në Francë, këta avionë do të ndihmojnë për ta mbrojtur qiellin mbi Ukrainë”, shtoi ai.

Parisi pati njoftuar se do t’i dorëzonte Ukrainës avionë luftarakë, Mirage 2000, në fillim të vitit 2025. Këta avionë janë të armatosur me raketa ajër-tokë dhe me masa kundër luftës elektronike.

Ukraina ka kërkuar prej kohësh avionë luftarakë modernë nga vendet e Perëndimit, veçanërisht avionët F-16 dhe Mirage. Në vitin 2023, disa vende aleate u pajtuan t’i dhuronin Ukrainës avionë F-16 me pëlqimin e SHBA-së. Avionët e parë F-16 iu dorëzuan Kievit në gusht 2024.

“Ky është një tjetër hap drejt forcimit të sigurisë së Ukrainës”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, për mbërritjen e avionëve.

“Me ardhjen e këtyre avionëve, ne po vazhdojmë zgjerimin e flotës sonë të F16-shave, me Holandën që po i përmbush premtimet për ta mbështetur këtë përpjekje”, shtoi ai.

Ukraina po bën përpjekje për t’i zmbrapsur sulmet e pareshtura ajrore të Rusisë dhe ta frenojë përparimin e ushtrisë ruse në vijën e frontit, në prag të përvjetorit të tretë të luftës më 24 shkurt.

Në të njëjtën kohë, Kievi ka ndërmarrë ofensiva aty ku ka mundur për ta forcuar pozicionin e tij, në një kohë kur Perëndimi po përpiqet t’i rinisë bisedimet për një armëpushim dhe për një marrëveshje të mundshme paqeje.

Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha të enjten se kreu sulm me dronë gjatë natës në bazën ajrore Primorsko-Ahtarsk në rajonin Krasnodar të Rusisë.

Sipas zyrtarëve ushtarakë ukrainas, kjo bazë shërbente si pikë kyç për ruajtjen, përgatitjen dhe lëshimin e dronëve Shahed, si dhe për mirëmbajtjen e avionëve që mbështesin operacionet ruse në rajonet Zaporizhja dhe Herson të Ukrainës.

Kanale ruse në Telegram dhe banorë të qytetit Primorsko-Ahtarsk raportuan për sulmin me dronë, ndërsa video të shpërndara në internet shfaqën zjarr pranë fushës ajrore.

Kreu i qarkut konfirmoi se sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan për t’u mbrojtur ndaj dronëve.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore rrëzuan 28 dronë ukrainas gjatë natës – 13 mbi Detin Azov, tetë mbi rajonin Rostov, gjashtë mbi Krasnodar Krai dhe një mbi Astrahan.

Në një incident tjetër, tre njerëz dyshohet se u vranë nga një sulm me dronë ukrainas brenda rajonit Belgorod të Rusisë, i cili kufizohet me Ukrainën.

Guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, shkroi në Telegram se incidenti ndodhi pranë fshatit Logaçiovka, i cili është shpallur zonë e ndaluar për shkak të kërcënimit të vazhdueshëm nga sulmet me dronë që prej fundit të tetorit 2022.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga errësira drejt ëndrrës: kush është Stenaldo Mëhilli, banori i ri i verbër i Big Brother

Stenaldo Mëhilli është banori tjetër që është futur në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ai e ka prekur i pari këtë shtëpi. Stenaldo Mëhilli,...

“Nëse VV zbutet, atëherë çahet dhe humbet”: Qe pse Kurti nuk është zbutur, sipas fjalëve të veta

Kordet zënore në këtë fushatë s’i ka ndezur. Me gjuhë të përzbutur, Albin Kurti, i ka ulur volumin decibelëve agresivë të fushatës së janarit....

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu