“Reuters” citon dy sondazhe: Vetëvendosja ka rënë në rreth 40%

Derisa kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, më nëntë shkrurt, agjencia e njohur e lajmeve “Reuters”, shkruan për “dhimbjen” e sanksioneve të Bashkimit Evropian që ndihet në vend, e të cilat u vendosen para një viti e gjysmë. Mes tjerash, citohen edhe dy sondazhe, që e tregojnë partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, në rreth 40 për qind.

Artikulli nis me disa fjalë për kineman “Lumbardhi” në Prizren, e cila ka transmetuar filma nga Japonia, Kina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe ka pritur artistë ndërkombëtarë nër festivalin vjetor të filmit dokumentar.

Por kjo hapësirë është përballur me probleme financiare dhe po mbështetej në një grant për 1.5 milionë eurosh nga Bashkimi Eropian për rinovimin e sistemeve të ngrohjes dhe kullimit, siç tregon drejtori ekzekutiv, Ares Shporta.

Siç thuhet në artikull, më 7 tetor, ai mori një email nga zyrtarë të BE-së të cilët i thanë se granti i është anuluar për shkak të “masave të vazhdueshme të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Qeverisë së Kosovës” – një referencë kjo për shkurtimet e fondeve të BE-së të miratuara në vitin 2023, për atë që blloku tha se kishte të bënte me rolin e kryeministrit Albin Kurti në nxitjen e tensioneve etnike në veri të Kosovës.

“Ndikoi në besimin e komunitetit te ne, por edhe te BE-ja, e cila pretendon se përkrah diversitetin kulturor” – ka thënë Shporta, transmeton Nacionale.

Derisa BE-ja nuk ka publikuar ndonjë listë të programeve të prekura, dy burime, përfshirë një diplomat i lartë, i ka thënë BE-së se dhjetra projekte që arrijnë vlerën e të paktën 150 milionë euro kanë ngecur pas vendosjes së masave.

Këto, përfshijnë një impiant për trajtimin e ujërave të zeza, me vlerë 70 milionë euro, dhe rinovimin e një salle të koncerteve.

Tutje raportohet se Prishtina ka minimizuar rolin e këtyre masave, megjithatë, fati i “Lumbardhit” dhe projekteve të tjera të identifikuara nga “Reuters” tregon ndikimin e tyre.

Reuters citon dy sondazhe: VV rreth 40%

Tre analistë, kanë thënë se kjo mund të ndikojë edhe në shanset e Kurtit për t’u rizgjedhur kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ja emrat e kryesisë së VLEN, LD me 5 anëtarë, BESA me 7, Alternativa me 9 dhe VV me 2

Koalicioni VLEN tashmë është shndërruar në parti të vetme me të njëjtën emër, ndërkohë që kryetari akoma nuk është zgjedhur. Tash për tash VLEN-in...

Haradinaj: Opozita mund ta bëjë Qeverinë, Hamza dhe Abdixhiku të pranueshëm për kryeministër

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, shfaqi shpresën se mund të formohet qeveria nga partitë që ishin në opozitë në mandatin e kaluar. Haradinaj tha se...

Vazhdimi i paraburgimit për Bekteshin, BDI: Drejtësisë selektive dhe hakmarrje politike

Vazhdimi i paraburgimit për ish-ministrin Kreshnik Bekteshi, ndërkohë që fajtorët e drejtpërdrejtë – ata që kishin për detyrë sigurinë e fëmijëve, si dhe kryetarët...

Alternativa me 9 anëtarë, BESA 7, ndërsa LD me 5 anëtarë në VLEN

Koalicioni VLEN tashmë është shndërruar në parti të vetme me të njëjtën emër, ndërkohë që kryetari akoma nuk është zgjedhur. Tash për tash VLEN-in...

Gani Geci thotë se Konjufca e telefonoi për votën e Marigona Gecit

Ish-deputetit, Gani Geci ka deklaruar se deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca e ka kontaktuar një ditë para seancës së parë konstituive të Kuvendit për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu