Kovaçevski: Po zhvillojmë bisedime me partnerët e koalicionit, por nuk ka marrëveshje përfundimtare

Ka bisedime me qëllim të krijimit të një koalicioni me partitë politike që kanë të njëjtat vlera, që ndajnë të njëjtin vizion për vendin, që është Maqedonia e Veriut, anëtare e BE-së, tha Kovaçevski.

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, edhe një herë konfirmoi sot se ka bisedime me partitë tjera politike për pjesëmarrje në zgjedhje, por siç tha ai, ende nuk ka marrëveshje përfundimtare.“Bisedimet me partnerët e koalicionit po zhvillohen në nivel të rregullt, por nuk ka marrëveshje përfundimtare, gjë që është normale sepse jemi në një fazë që zgjedhjet nuk janë shpallur.

Megjithatë, ka bisedime me qëllim të formimit të një koalicioni me partitë politike që kanë të njëjtat vlera, që ndajnë të njëjtin vizion për vendin, dhe kjo është Maqedonia e Veriut, anëtare e BE-së, në krahasim me partitë e tjera politike që mbrojnë disa zgjidhje alternative që nuk na i shpjegojnë dhe që askush nuk mund t’i kuptojë, sepse askush as nuk i ka parë”, tha Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë konferencës së përbashkët për media me kryeministrin Talat Xhaferi.Kovaçevski po ashtu tha se partia po përgatit aktivitete operative në raport me qytetet tjera dhe se është në proces procedura për kandidim për postin e presidentit të shtetit dhe për deputetë, e cila, siç shtoi ai, po zhvillohet në përputhje me dinamikën e miratuar në rregulloren dhe afatet e Bordit Qendror.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zyrtarët ushtarakë paralajmërojnë se pushtimi i Gazës do ta sillte vdekjen e shumë ushtarëve

Zyrtarët ushtarakë izraelitë besojnë se nëse Izraeli e çon përpara planin për ta pushtuar plotësisht Rripin e Gazës, kjo do të çonte në viktima...

Dodik humb mandatin si president i Republikës Srpska

Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjë e Hercegovinës ka marrë një vendim unanim për t’ia hequr mandatin Milorad Dodikut si president i Republikës Srpska Komisioni Qendror...

Dehari sërish për Kërçovën – BDI zyrtarizon edhe disa kandidatë për kryetarë komunash

Arbër Ademi ka dalë në paraqitje para mediave pas mbledhjes së BDI-së në Reçicë të Vogël dhe ka kumtuar edhe disa nga emrat e...

Inteligjenca kroate: Serbia e Rusia po destabilizojnë rajonin

Shërbimi i inteligjencës kroate ka hartuar një raport për sigurinë në rajonin e Ballkanit. Aty përmendet rasti i sulmit terroristë në Banjskë dhe projekti...

Vuçiq: Nuk do ta njoh vendimin për dënimin e Dodikut

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaron, se nuk do ta njohë vendimin gjyqësor për dënimin e udhëheqësit të serbëve të Bosnjes Milorad Dodik dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu