Hovenieri kërkon të shtyhet vendimi për dinarin serb

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka kërkuar që të shtyhet vendimi për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë, duke thënë se e respekton Kushtetutën, por se “nevojitet kohë që serbët të mësohen me këtë”.

Pas takimit me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ambasadori Hovenier është shprehur se BQK-ja e ka autoritetin e plotë për vendime të tilla, por që zbatimit i vendimit duhet të shtyhet.

“Së pari besoj se këtë vendim e ka marrë Banka Qendrore e Kosovës e cila është institucion i pavarur dhe kam pasur rastin të takohem me kreun e Bankës Qendrore sot në mëngjes. Shtetet e Bashkuara absolutisht e pranojnë Kushtetutën e Kosovës…Ne presim që Kushtetuta në tërësinë e saj të zbatohet plotësisht. Në këtë rast të veçantë, ne besojmë se këto rregullore mund të kenë pasoja që nuk janë menduar plotësisht. Pra, ajo që ne po i kërkojmë Bankës Qendrore dhe autoriteteve të bëjnë është të shtyjnë zbatimin e disa prej dispozitave për të dhënë pak kohë për t’u siguruar që ata kanë bërë përgatitjen për të siguruar që popullsitë e prekura të mos ndikohen negativisht. Personat që kanë marrë pagesa në një mënyrë të caktuar kanë marrëveshje për të marrë pagesa në një mënyrë tjetër…”, ka thënë ai, shkroi KSP.

Ambasadori i SHBA-së ka theksuar se duhet të zgjidhen edhe disa çështje që më pas mund të çojnë në zbatimin e vendimit.

“Ne respektojmë absolutisht autoritetin e Bankës Qendrore të Kosovës për të rregulluar transaksionet financiare në mbarë Kosovën. Ky është autoriteti i tyre i përgjegjësisë. Dhe besoj se një pjesë e kësaj rregulloreje shkon në diçka që ne dhe shumë të tjerë e kemi kërkuar prej kohësh, që është sigurimi i kontrolleve të duhura financiare për të shmangur krimet financiare, pastrimin e parave, financimin e terrorizmit, gjëra të tilla. Por ne besojmë se nevojitet kohë dhe nevojitet periudha e tranzicionit, dhe disa çështje duhet të zgjidhen të cilat nga këndvështrimi ynë nuk duket se janë zgjidhur ende, kështu që ne si QUINT kemi kërkuar shtyrje të vendimit të zbatimit për të lejuar realizimin e kësaj pune”, është shprehur ai para gazetarëve.

Ndërsa, në rrjetin social X, Hovenier është shprehur se duhet të ofrohet kohë e mjaftueshme “për tranzicion efektiv dhe komunikim publik për të zbutur ndikimin negativ te qytetarët”.

“Sot pata një takim produktiv me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili. Përsërita shqetësimet e SHBA-së për zbatimin e rregullores së ndryshuar për operacionet me para. Ne kërkojmë që zbatimi të shtyhet për të lënë kohë të mjaftueshme për tranzicion efektiv dhe komunikim publik për të zbutur ndikimin negativ tek qytetarët”, ka shkruar në rrjetin social X ambasadori amerikan.

Në një deklarim të përbashkët për këtë çështje, vendet e QUINT-it janë shprehur të shqetësuara për ndikimin e rregullores, duke theksuar ndikimin në shkolla e spitale.

“Ne jemi të shqetësuar për ndikimin e rregullores në veçanti në shkollat dhe spitalet, për të cilat asnjë proces alternativ nuk duket i zbatueshëm për momentin. Rregullorja gjithashtu do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të shumicës dërrmuese të serbëve të Kosovës që marrin pagesa/ndihma financiare nga Serbia. Pas një shkëmbimi për këtë çështje me Kryeministrin të premten, QUINT-i kërkon pezullimin e zbatimit të rregullores për të mundësuar një periudhë më të gjatë tranzicioni dhe për komunikim të qartë dhe efektiv publik”, thuhet në njoftim e bërë të dielën (28 janar).

QUINT-i ka kërkuar që kjo çështje duhet të diskutohet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ndërmjetëse për Iranin? Trump zbulon telefonatën me Putin: Bëj një nder, më mirë merru me vendin tënd!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zbuluar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, më 17 qershor, gjatë...

Izraeli vr*t 14 palestinezë që po prisnin për ndihma humanitare

Të paktën 140 persona janë vrarë nga të shtënat dhe sulmet e kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të...

Zëri i arsyes në kohë krize – apeli i Aleksandër Çipës për Tiranën dhe Prishtinën

Në një reagim publik të ngarkuar me shqetësim dhe ndershmëri intelektuale, Aleksandër Çipa – Kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Shqipërisë dhe një prej...

KUSH ËSHTË REZA PAHLAVI?

Një figurë që ndan mendimet në Iran dhe diasporë Reza Pahlavi është djali i Shahut të fundit të Iranit, Mohammad Reza Pahlavi, i cili u...

Irani paralajmëron: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe. Bota do ta kujtojë për shekuj”, tensionet arrijnë kulmin

Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një paralajmërim të fortë: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe – një që bota do ta kujtojë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu