Donald Trump ka deklaruar se tarifat amerikane ndaj importeve nga Bashkimi Europian “do të ndodhin pa diskutim,

Donald Trump ka deklaruar se tarifat amerikane ndaj importeve nga Bashkimi Europian “do të ndodhin pa diskutim,” pas masave të ngjashme ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës.
Ai nuk e përjashton mundësinë e vendosjes së tarifave mbi mallrat nga Mbretëria e Bashkuar, duke thënë se vendi është “jashtë linje,” por situata “mund të rregullohet” përmes bisedimeve me Kryeministrin Sir Keir Starmer, të cilin Trump e përshkruan si “shumë i sjellshëm.”
Trump ka njoftuar se të hënën do të bisedojë me liderët e Kanadasë dhe Meksikës. Tarifave amerikane prej 25% mbi mallrat e këtyre dy vendeve dhe 10% mbi mallrat kineze pritet t’u jepet drita jeshile nga e marta.
Ndërkohë, Kanadaja dhe Meksika janë duke përgatitur tarifa hakmarrëse, ndërsa Kina ka njoftuar se do të zbatojë “kundërmasa përkatëse” dhe ka planifikuar të ngrejë një padi në Organizatën Botërore të Tregtisë.
Tregjet aziatike, që janë të parat që hapen pas njoftimeve të Trump gjatë fundjavës, kanë pësuar rënie të ndjeshme, duke reflektuar pasigurinë e investitorëve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Në tregjet botërore çmimi i arit vazhdimisht po arrin rekorde

Çmimi i arit ka arritur në nivele tejet të larta, edhe atë mbi 4,000 dollarë për ons. Që nga viti i kaluar, çmimi i...

Votat e diasporës ndryshojnë renditjen në Mitrovicë, Peci del i pari

Ka përfunduar numërimi i votave me postë për kandidatët për kryetar të Mitrovicës së Jugut në Qendrën e Numërimit të Rezultateve. Faton Peci nga Vetëvendosje...

Albi Qamili thyen heshtjen zgjedhore, KSHZ të reagojë!

Bartësi i listës për Tetovë nga VLEN, Albi Qamili, ka thyer heshtjen zgjedhore duke postuar një videomaterial sot rreth orës 15:20. Në videon e postuar...

KSHZ: Deri në orën 15:30 kanë votuar 5.385 persona të sëmurë dhe 810 të burgosur

Procesi i votimit për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm po zhvillohet pa asnjë problem si edhe për personat që janë duke vuajtur dënimin...

Në Shkup u mbajt marsh protestues për solidarizim me popullin palestinez

Nën moton “S’ka paqe pa çlirim”, të shtunën më 18 tetor në Shkup, u mbajt një marsh protestues në solidaritet me popullin palestinez...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu