Dehari takoi Omerin, djaloshin që u kafshua nga qentë endacakë: Për çdo nevojë tjetër do të kujdesemi maksimalisht

Kreu i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka takuar djaloshin 12 vjeç nga Kërçova, i cili u kafshua nga 10 qenë endacakë. Dehari thotë se ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se për çfarëdo ndihme, komuna do të jetë në dispozicion të tij. Kujtojmë se Omeri nuk i ka prindërit, ndërsa aktualisht jeton vetëm me motrën e tij.
“Sot takova Omerin e vogël, i cili u sulmua nga qentë endacak. E shoqërova deri në spital së bashku me familjarët e tij, ku u njoha më nga afër me gjendjen e tij shëndetësore dhe situatën familjare. Fatmirësisht, ai është shumë më mirë dhe për çdo nevojë tjetër do të kujdesemi maksimalisht. Ne do të përballemi me çdo sfidë me kujdes dhe përkushtim, duke u siguruar që të veprojmë me nder dhe përgjegjësi. Çështja e qenve endacakë mbetet sfida që kërkon zgjidhje afatgjatë”, ka shkruar Dehari.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti ia merr M-NAV-in Arben Fetait, pritet të shkarkohet Fatmir Zimberi

Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik. Sipas këtyre burimeve,...

Hoti shpërthen ndaj Vetëvendosjes: Turpi ju mbuloftë, institucionet i shkatërruat për militantët tuaj

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,...

Rama flet për takimin me Thaçin: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi....

Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”. Me një...

Dokumenti për paraburgimin e Merkos më shumë se 3 muaj i mbyllur në sirtarët e gjykatës

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj, Gjykata e Apelit në Manastir ende nuk ka marrë vendim për ankesat e Prokurorisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu