Shkëndija godet në merkato, firmos me ish-sulmuesin e Shkupit, Fabrice Tamba

Skuadra tetovare e Shkëndijës ka bërë një lëvizje të rëndësishme në merkaton e dimrit, duke siguruar shërbimet e sulmuesit anësor Fabrice Tamba, njofton Telegrafi.

Kuqezinjtë jo vetëm që kanë përforcuar ekipin e tyre, por gjithashtu kanë dobësuar një rival direkt si Shkupi, nga ku senegalezi 21-vjeçar është transferuar në Tetovë.

Tamba iu bashkua Shkupit verën e kaluar dhe gjatë qëndrimit të tij në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut zhvilloi 12 ndeshje, duke realizuar tre gola dhe duke asistuar një herë. Tashmë, ai do të përpiqet të ndihmojë Shkëndijën në garën për titullin kampion në pjesën e mbetur të sezonit.

Futbollisti i ri e nisi karrierën e tij në Portugali, duke luajtur për skuadrat Covilha dhe Beira Mar, ndërsa më pas kaloi te ekipi B i Bragës para se të transferohej në Shkup. Me këtë lëvizje, Shkëndija konfirmon ambiciet e saj për të qenë pretendente kryesore në kampionat, duke forcuar repartin ofensiv me një talent premtues. /Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Selvije Jao e nis vitin e ri me një kujtim që prek zemrat për Shpat Kasapin

Selvije Jao e ka nisur vitin e ri mes emocionesh të forta dhe një kujtimi prekës për bashkëshortin e saj, Shpat Kasapi. Në një...

Trenjakët, foshnjat e para të lindura në QKUK në vitin 2026

Trenjakë janë fëmijët e parë që kanë lindur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në vitin 2026, duke shënuar simbolikisht fillimin e një...

RRETHIMI S’U ÇA- Limaj pasi s’e kaloi pragun: S’kemi arsye ta ulim kokën

“Nuk kemi asnjë arsye të ulim kokën”, ka thënë Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pasi që partia që ai drejton nuk arriti që...

Gazeta italiane “CORRIERE DELLA SERA” për fitoren e Kurtit: Korrupsioni e krimi në qiell

Gazeta italiane, Corriere Della Sera, ka shkruar për fitoren e Kurtit, duke e cilësuar atë si populist e si “Che Guevara i Ballkanit”. Aty...

Krenaria për “killerin” kosovar

Promovimi në NAVI Më 30 qershor, një nga klubet më të mëdha në sportet elektronike, Natus Vincere, njoftuan promovimin e talentit 18-vjeçar, Drin Shaqiri, nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu