Taravari: Mickoski siç pranoi Korridorin 8, do t’i pranojë dhe ndryshimet kushtetuese!

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari nga VLEN, tha për Tv21 se ashtu siç kryeministri Hristijan Mickoski pranoi Korridorin 8, ashtu do t’i pranojë dhe Ndryshimet Kushtetuese.

“Ishte kundër Korridorit 8 apo, sot Korridori 8 punohet më fuqishëm se çdo herë tjetër. Të tregoj, Marrëveshja e Prespës apo, kishte edhe aty kundërshtim, ai sot e ka pranuar Marrëveshjen e Prespës. Puna e tretë që duhet z.Mickoski ta bëjë, unë shpresoj që do ta bëjë…mua më gëzon fakti që ai është i bindur 100% se ne patjetër duhet të shkojmë rrugës drejt BE-së”, tha Arben Taravari.

Ai tha se kryeministri kërkon garanci për procesin e Ndryshimeve Kushtetuese.

“Kështu që unë jam shumë i lumtur dhe i sigurt që z.Mickoski do dhe është i sigurt që ne duhet t’i fillojmë negociatat, por edhe ai do një lloj garancie”, deklaroi Taravari.

Taravari së fundmi kërkoi një vit afat për ndryshimet kushtetuese, edhe pse në deklaratat e mëparshme premtoi se deri në përfundim të vitit 2024 të njejtat do të miratohen.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ahmeti: Shqiptarët nuk do të ndahen, Regjistrimi ishte në kuadër të marrëveshjeve

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i pyetur nga gazetarët ka folur për debatin e fundit për Regjistrimin e Popullsisë. Ahmeti tha se “shqiptarët as kanë...

Kos-Kurtit: Presim që Kosova të formojë qeverinë e re

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka deklaruar se shtetet e Bashkimit Evropian kanë konsensus për zgjerim tani, për Kosovën ajo tha...

BDI : Tabela njëetnike në hyrje të Strugës , një tjetër provokim i qëllimshëm ndaj shqiptarëve

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër vendosjen e tabelave rrugore njëetnike në hyrje të Strugës, si provokim i hapur ndaj shqiptarëve dhe bashkëjetesës në...

Dullovi: “Kandidatët e pavarur” të VMRO-së do të mbijnë nëpër shumë qytete! Pavarësia e tyre nis te zyra e VMRO-së

Shkruan Lirim Dullovi Filloi në Strugë, por do të përhapet edhe në qytetet e tjera: “kandidatët e pavarur” për kryetarë komunash. Pavarësia e tyre nis te...

Zeqirja Ibrahimi me “ultimatum”: Çairin ose Tearca, vendosni!

Nga burime brenda koalicionit VLEN, mësohet se janë shfaqur përplasje serioze mes partive partnere, sidomos me partinë Alternativa, e cila, sipas burimeve, u ka...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu