Një person vdiq nga Kovid-19 në Kumanovë, një rast i ri pozitiv në Strugë

Nga data 20 deri më 26 janar, është raportuar një person i vdekur me Kovid-19. Bëhet fjalë për një pacient të moshës mbi 60-të vjeç, i cili ka pasur komplikime, ndërsa ka vdekur në kushte spitalore. Nga Instituti për Shëndet Publik informojnë se personi është vaksinuar kundër Kovid-19 me dy doza vaksinë – doza e fundit para më shumë se tre viteve.

Është regjistruar edhe një rast i ri me Kovid-19. Bëhet fjalë për një person nga Struga. Javën e kaluar janë evidentuar tre persona të shëruar.

Gjatë vitit, duke përfshirë edhe 26 janarin, janë regjistruar gjithsej 14 persona të sëmurë. Numri i personave të sëmurë në janar është për 2,3 herë më i madh në krahasim me dhjetorin.

“Rekomandohet ndjekja e masave bazë për parandalim të Kovid 19 dhe sëmundjet tjera ngjitëse respiratore. Vaksinimi mbetet masë parandaluese specifike, duke siguruar mbrojtje nga format e rënda të sëmundjes, edhe pse ky efekt mbrojtës me kalimin e kohës zvogëlohet. Vazhdon rekomandimi për vaksinimin e personave me rrezik të lartë nga format e rënda të sëmundjes dhe rezultati i keq – siç janë personat më të moshuar”, theksojnë nga ISHP.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu