BDI: Në ndërtesën që simbolizon Marrëveshjen e Ohrit dhe harmonia ndëretnike, u nderua Miroslav Dodik

Bashkimi Demokratik për Integrim tha se, mbrëmjen e kaluar, në ndërtesën që supozohet të të simbolizojë Marrëveshjen e Ohrit dhe harmoninë ndëretnike, u nderua Miroslav Dodik, së siç thotë BDI, është krahu i zgjatur i Putinit dhe njeri që punoi për ndarjen e Bosnje dhe Hercegovinës dhe njeriu që lavdërohet për masakrën çnjerëzore në Srebrenicë.

BDI tha se me këtë, çdo shqiptar dhe çdo qytetar u ndje i fyer, i poshtëruar dhe i tradhtuar ndërkohë që për Qeverinë, tha se, ka humbur çdo ndjenjë respekti ndaj historisë dhe sakrificave.

“Mbrëmë, çdo shqiptar dhe çdo qytetar me dinjitet në këtë vend u ndje i fyer, i poshtëruar dhe i tradhtuar.

Në një akt që tejkalon çdo kufi morali dhe logjike politike, në ndërtesën që supozohet të simbolizojë Marrëveshjen e Ohrit dhe harmoninë ndëretnike, u pranua dhe u nderua Miroslav Dodik – krahu i zgjatur i Vladimir Putinit, njeriu që punon për ndarjen e Bosnjë dhe Hercegovinës, dhe njeriu që lavdëron masakrën çnjerëzore të Srebrenicës.

Si është e mundur që njeriu i izoluar nga bota demokratike, që mbjell përçarje dhe urrejtje, të mirëpritet në mënyrë zyrtare nga një qeveri që pretendon se përfaqëson vlerat euroatlantike dhe paqen ndëretnike?

Çfarë mesazhi po dërgon kjo qeveri tek qytetarët shqiptarë, tek familjet e viktimave të gjenocideve, tek ata që ende besojnë në drejtësi dhe dinjitet?

Ky akt është një goditje e rëndë për Marrëveshjen e Ohrit.

Prania e Dodikut aty është një shuplakë për viktimat e Srebrenicës, për shqiptarët dhe për çdo qytetar që beson në lirinë dhe barazinë.

Është një mesazh që tregon se kjo qeveri përveç që pa legjitimitet, ka humbur edhe çdo ndjenjë respekti ndaj historisë dhe sakrificave tona.

Kjo është dita kur të gjithë ne u ndjemë të ofenduar.

Sot, të gjithë jemi të turpëruar. Dhe sot, të gjithë e kuptuam se ky pushtet ka shkelur çdo vijë të kuqe.

Ky turp nuk duhet të harrohet kurrë.

Ky është momenti kur duhet t’i kujtojmë vetes se dinjiteti nuk blihet dhe historia nuk falet.

Për ata që besojnë se mund të luajnë me ndjenjat dhe vlerat tona: e keni gabim.

Kjo do të mbahet mend dhe ne nuk do të ndalemi derisa të rikthejmë dinjitetin që sot u shkërmoq para syve tanë.

Sot, çdo shqiptar dhe çdo qytetar i ndershëm i këtij vendi neveritet nga kjo tradhëti ndaj vlerave dhe përcaktimeve tona si shoqëri”, tha BDI.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pritje madhështore për Edi Ramën në Çarshinë e Vjetër të Shkupit – Rama: 🦅 “Te Çarshia e Vjetër e Shkupit” ❤️🇦🇱

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij në Shkup për Samitin e Ballkanit Perëndimor, ka vizituar Çarshinë e Vjetër, një nga zonat...

Kos në Shkup paralajmëron heqjen e plotë të roamingut për vendet e Ballkanit Perëndimor

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos në konferencën për shtyp me kryeministrin Hristijan Mickoski, pas takimit me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në...

Temperaturat e larta në Europë, The Guardian: I nxehti “djeg” Francën, alarm i kuq për Parisin

Kryeministri francez François Bayrou, i cili mori pjesë në një takim qeveritar për krizën mbi të nxehtin që ka pushtuar Francën dhe Europën, u...

Rritet në 56.647 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Është rritur në 56.647 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, transmeton...

Djali i Netanyahut pretendon se u largua nga Izraeli pas “kërcënimeve me vdekje” nga opozita

KUDS (AA) - Djali i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Yair Netanyahu pretendon se është larguar nga vendi dhe është zhvendosur në SHBA për shkak...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu