Tragjedia në Çubrel të Skenderajt – arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Një aksident i rëndë trafiku mes dy automjeteve, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë, ua mori jetën tre anëtarëve të familjes Gashi nga Peja.

Në këtë aksident që ndodhi të dielën rreth orës 19:00 në fshatin Çubrel të Skenderajt, të lënduar mbetën edhe pesë persona të tjerë, mes tyre katër zyrtarë policorë.

Lidhur me këtë aksident është ndaluar një zyrtar policor. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

“Lidhur me pyetjen tuaj, njoftoheni se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë civile.

Si pasojë e aksidentit, tre persona që kanë qenë në veturë civile kanë ndërruar jetë, dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupat e tyre janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Për këtë rast, është ndaluar një person me vendim të prokurorit për 48 orë, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik – me fatalitet”, ka thënë Preteni.

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Lexo po ashtu
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Ai ka shtuar se rasti është duke u hetuar në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës.

Ndryshe Inspektorati Policor në Kosovë ka njoftuar se deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e “mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës nga drejtuesi i automjetit zyrtar të policisë, i cili ka kaluar në shiritin e kundërt dhe ka goditur veturën civile”.

IPK ka njoftuar gjithashtu se zyrtari policor është suspenduar.

Ndërkaq tre zyrtarët policorë të lënduar në këtë aksident, janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dy prej të cilëve janë në Klinikën e Ortopedisë, ndërkaq një tjetër në Neurokirurgji.

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar
Doktoresha Vlora Podvorica, theksoi për Telegrafin se gjendja e tyre është stabile dhe se njëri planifikohet ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjike.

Ajo bëri të ditur se zyrtarja policore B.H është dërguar për reanimim në Neurokirurgji për shkak të lëndimeve në tru. /Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

Çairi me jehonë prej 12,08%, Saraji 8,77%! Deri në ora 17:00, dalja për Qytetin e Shkupit është dukshëm më e ulët se në raundin...

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftojnë se jehona e votuesve deri në ora 17:00 në Qytetin e Shkupit është 28,52%, përcjell TV21. Nëse e...

AKI-ja në ora 19:00 live me Arbër Ademi

Aleanca Kombëtare për Integrim njofton se sonte do të mbahet një konferencë për media me Arbër Ademi. Ngjarja do të fillojë në orën 19:00...

KSHZ: Deri në ora 17:00, jehona e votuesve është 39,28%

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se deri në ora 17:00 , në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë votuar 279,241 qytetarë, ose...

Haqim Ramadani denoncon skandal: Kryetari i komunës së Jegunovcës transporton njerëz në Tenovë

Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka denoncuar përmes Facebook një rast që e quan të papranueshëm dhe skandaloz. Sipas Ramadanit, kryetari...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu