VLEN: Lista e zezë është e vërteta e BDI-së

Koalicioni VLEN në një kumtesë për media ka reaguar në lidhje me anketën e fundit që u publikua për partitë politike. Nga VLEN thonë se “BDI ka zgjedhur të përdorë mekanizma të manipuluar për të paraqitur një iluzion të rremë se vazhdon të gëzojë mbështetje në kampin shqiptarë”.

“Pasi u futën në listë të zezë BDI filloi të humbë votuesit e anëtarësinë besnike, zgjidhja e vetme në këtë situatë të vështirë që ndodhen u ka ngelur mashtrimi përmes anketave të manipuluara. Pra, duke tentuar për t’i mashtruar e hutuar masën kanë filluar tu besojnë edhe vetë gënjeshtrave të sajuara prej tyre. Kohëve të fundit, ka aderime masive nga gjitha partitë tjera në koalicionin më të madh shqiptarë, VLEN. E kjo krejt pasi të gjithë e kanë kuptuar që opsion i vetëm politik në kampin shqiptarë është VLEN”.

“Shqiptarët tanimë e kanë strehën e gjërë e të fortë, koalicioni VLEN reflekton vlera reale dhe përkushtim për ndryshim, përtej premtimeve boshe dhe propagandës që ka shoqëruar BDI-në për shumë vite. E rëndësishme është që qytetarët janë të vetëdijshëm për t’i lexuar e kuptuar tentimet për manipulime të tilla dhe dihet që nuk do të lejojnë që opinionet e tyre të ndikohen nga sondazhet që tentojnë t’i manipulojnë”, thonë nga VLEN.

“Në vend të kësaj, qytetarët tanë angazhohen në analizimin e fakteve dhe veprimeve konkrete të secilit opsion politik, sidomos ndaj BDI-së e cila ishte kalbur në pushtet. Koha ka ardhur që shqiptarët të kërkojnë llogaridhënie, transparencë dhe përfaqësim të vërtetë në politikë. Ndryshimi ka nis me koalicionin VLEN që po dëshmojmë se jemi një alternativë reale për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për shqiptarët dhe për të sjellë politikën në vendin e duhur, mjet për përmbushjen e interesave kolektive”, theksojnë nga koalicioni VLEN.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

Çairi me jehonë prej 12,08%, Saraji 8,77%! Deri në ora 17:00, dalja për Qytetin e Shkupit është dukshëm më e ulët se në raundin...

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftojnë se jehona e votuesve deri në ora 17:00 në Qytetin e Shkupit është 28,52%, përcjell TV21. Nëse e...

AKI-ja në ora 19:00 live me Arbër Ademi

Aleanca Kombëtare për Integrim njofton se sonte do të mbahet një konferencë për media me Arbër Ademi. Ngjarja do të fillojë në orën 19:00...

KSHZ: Deri në ora 17:00, jehona e votuesve është 39,28%

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se deri në ora 17:00 , në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë votuar 279,241 qytetarë, ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu