Krasniqi: Ditë historike, urime Xhaferit për postin e ri

rishtinë, 28 janar – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka uruar Talat Xhaferin për postin e ri si kryeministër në Qeverinë e re teknike të Maqedonisë së Veriut.

Krasniqi ka uruar të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për përpjekjet e tyre shekullore për barazi, duke thënë se ato po kulmojnë me kryeministrin e parë shqiptar në historinë e këtij shteti.

“Sot, në këtë ditë historike, të krenarisë dhe emocioneve të larta, i uroj mikut tim, Talat Xhaferit, emërimin si Kryeministër i Qeverisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sot, i uroj të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që përpjekjet e tyre shekullore për barazi, drejtësi e faktorizim, po kulmojnë me kryeministrin e parë shqiptar në histori të këtij shteti. Sot, mbi të gjitha, është dita për të përgëzuar edhe liderin e shqiptarëve në këtë shtet, heroin e luftës dhe paqes, Ali Ahmetin, i cili, me maturinë dhe vizionin e tij luajti rolin kryesor në ngritjen e shqiptarëve dhe realizimin e kësaj të arriture historike”, ka shkruar ai në Facebook.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

LAJMI I FUNDIT: RAPORTOHET BRESHËRI ANTI-RAKETASH NGA MBROJTJA AJRORE PRANË REZIDENCËS SË KHAMENEIT NË TEHERAN

🚨🇮🇷 LAJMI I FUNDIT: RAPORTOHET BRESHËRI ANTI-RAKETASH NGA MBROJTJA AJRORE PRANË REZIDENCËS SË KHAMENEIT NË TEHERAN Mbrojtja ajrore iraniane raportohet se po qëllon intensivisht në...

JETA VAZHDON NDËRSA RAKETA IRANIANE “Fluturojnë” MBI LIBANI

JETA VAZHDON NDËRSA RAKETA IRANIANE “FLUTUROJNË” MBI LIBANIN Libanezët vazhdojnë të festojnë ndërsa raketat fluturojnë drejt Izraelit sipër tyre. Dekada konflikti të pandërprerë e kanë bërë...

Mediat iraniane: Rrëzohen 2 avionë luftarakë izraelitë, kapet një pilote izraelite

Ushtria iraniane ka rrëzuar dy avionë luftarakë izraelitë të përfshirë në sulmet ajrore të sotme në territorin iranian dhe ka kapur një pilote izraelite,...

Irani bën gati raketat Kheibar: Bota do të tronditet nga çfarë do të shohë

Raketat Kheibar do të lëshohen së shpejti — bota do të tronditet nga ajo që do të shohë. Është ky njoftimi i fundit që vjen...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu