Pse Albin Kurti nuk u pa as në Vlorë dhe as në Prekaz më 28 Nëntor?

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në 113-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë nuk është parë në asnjë ceremoni zyrtare të organizuar nga Shqipëria, e as në aktivitetet përkujtimore të Lëvizjes Vetëvendosje në Prekaz dhe Boletin.

Në aktivitetet përkujtimore në Prekaz dhe Boletin, drejtimin e delegacioneve e morën ish-kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, dhe zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi. Ndërsa në Vlorë, delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje u përfaqësua nga Donika Gërvalla.

Në vitin e kaluar, Kurti kishte marrë pjesë si në aktivitetet në Prekaz, ashtu edhe në ceremoninë zyrtare në Vlorë për shënimin e pavarësisë së Shqipërisë.

Për dallim nga vitet e mëparshme, këtë vit Kurti festën e Pavarësisë së Shqipërisë e uroi vetëm përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, duke shkruar se “në këtë datë, mbi Kështjellën e Krujës, u ngrit flamuri kuq e zi i Kastriotëve, që u kthy e u bë edhe flamur yni kombëtar. Kështu nisi rrugëtimi i nëntorëve tanë, që erdhën e u lidhën si hallka të një zinxhiri të pashkëputshëm, duke shënuar jo vetëm data kalendari, por edhe rrugën e lirisë sonë”.

Përveç kësaj, ai ka kujtuar edhe lindjen e kryekomandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, më 28 nëntor 1955, si dhe daljen e parë publike të UÇK-së më 28 nëntor 1997.

“Gjithë këto përpjekje, luftëra dhe flijime të atdhetarëve shqiptarë ndër shekuj janë kurorëzuar sot me Shqipërinë e pavarur dhe me Kosovën e pavarur”.

Kurti, ashtu si asnjë zëdhënës i Qeverisë në detyrë, nuk kanë bërë të ditur arsyen e mungesës së tij në aktivitetet për nder të Pavarësisë së Shqipërisë dhe daljes së parë të UÇK-së, në të cilat çdo vit krerët e shtetit bëjnë homazhe në Prekaz.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandali me librat e gjeografisë në Maqedoninë e Veriut, aleatët e Kurtit lejojnë që Kosova të quhet “Metohi”

Një foto e shpërndarë në rrjetet sociale ka shkaktuar një skandal të madh sa i përket arsimit në Maqedoninë e Veriut. Analistja Nafie Selmani ka...

Ish-oficeri i CIA-s ngre shqetësime për përgjimin përmes televizorëve inteligjentë

Një ish-oficer i CIA-s, John Kiriakou, ka deklaruar se agjencia amerikane e inteligjencës ka aftësinë të hyjë në distancë në disa televizorë inteligjentë, të...

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

Kjo është Shqipja e Vjetër, shqipja e Skënderbeut, që ruhet dhe mbahet gjallë në Italinë e Jugut nga Komuniteti arbëresh. Kjo trashëgimi e pasur shpirtërore,...

Kushtrimi këndon hitin e Shpatit, fytyra e Labit të thyen zemrën

Një situatë sa e rastësishme aq edhe rrëqethëse është krijuar së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4. Teksa banorët po kalonin momente...

Komandanti ukrainas publikon pamjet e sulmit ndaj rafinerisë dhe fabrikës ruse të çelikut

Robert "Magyar" Brovdi, komandant i ushtrisë ukrainase, ka publikuar pamje që tregojnë sulme në rafinerinë e naftës Ryazan në Rusi dhe në fabrikën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu