Trump ngrin ndihmat për shtetet e huaja – si preket Kosova nga ky vendim?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngrirë të gjitha ndihmat e huaja për shtete të ndryshme në mbarë botën për 90 ditë, duke përfshirë Ukrainën, me përjashtim të Izraelit dhe Egjiptit.
Një direktivë e brendshme nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, e prezantuar menjëherë pas inaugurimit të presidentit Donald Trump, theksoi një qasje “America First” për asistencën jashtë shtetit.

Sipas saj, përjashtimet ishin menduar vetëm për emergjenca ushqimore dhe financimin ushtarak të Izraelit dhe Egjiptit.

Dhe në asnjë moment nuk përmend në mënyrë specifike vende tjera që marrin financime ushtarake amerikane si Ukraina ose Tajvani, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Por, kjo direktivë gjithëpërfshirëse prek kategori të ndryshme ndihme, duke përfshirë zhvillimin dhe mbështetjen ushtarake, veçanërisht Ukrainën e cila kishte marrë fonde të konsiderueshme armësh nën administratën e mëparshme Biden.

Pezullimi gjithashtu ndalon fondet e SHBA-së për PEPFAR, programin HIV/AIDS që ofron trajtime anti-retrovirale në vendet në zhvillim, veçanërisht në të gjithë Afrikën.

PEPFAR, i themeluar gjatë presidencës së George W Bush në 2003, ka ruajtur afërsisht 26 milionë jetë dhe ka mbajtur më parë mbështetje të gjerë dypartiake në Uashington.

Direktiva në mënyrë specifike nuk prek ndihmën ushtarake për Izraelin, mbështetja e të cilit është rritur që nga konflikti i Gazës, dhe për Egjiptin, një përfitues i fondeve të konsiderueshme të mbrojtjes nga SHBA-ja që nga marrëveshja e tij e paqes e vitit 1979 me Izraelin.

Bëhet e ditur se Rubio përfshiu dispozita për kontributet e ndihmës ushqimore të SHBA-së, të cilat kanë mbështetur rajonet e prekura nga kriza, përfshirë Sudanin dhe Sirinë.

Ligjvënësit demokratë theksuan se PEPFAR mbështet mbi 20 milionë individë që kanë nevojë për mjekim, ndërsa nismat kundër malaries të financuara nga SHBA-ja ndihmojnë 63 milionë njerëz.

Ndryshe, programet e ndihmës ndërkombëtare amerikane zbatohen kryesisht përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID.

Raportohet se USAID ka investuar më shumë se 1 miliard dollarë në zhvillimin e Kosovës që nga viti 1999.

Ndërsa në tetor të vitit të kaluar, USAID shënoi 25-vjetorin e themelimit në Kosovë, ku ka zhvilluar programe për luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, luftën kundër dezinformimit dhe avokimin e mediave të pavarura, forcimin e shoqërisë civile dhe demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

Radio Evropa e Lirë ka renditur një mori aktivitetesh që USAID aktualisht është duke financuar në Kosovë. Ndër to janë:

Ndihma mbi 12 milionë dollarëshe për mbështetjen e reformave legjislative dhe ngritjen e Gjykatës Komerciale;

Ndihma 15 milionë dollarëshe për të përmirësuar gjithëpërfshirjen dhe llogaridhënien në qeverisje;

Ndihma mbi 13 milionë dollarëshe për të adresuar sfidat e korrupsionit dhe qeverisjes së mirë në komuna;

Ndihma gati 12 milionë dollarëshe për përmirësimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe prioritizimit të nevojave të qytetarëve gjatë proceseve gjyqësore;

Ndihma mbi 16 milionë dollarëshe për të promovuar konkurrencën e mirë në tregjet vendore dhe ndërkombëtare;

Ndihma mbi 13 milionë dollarëshe për pjesëmarrjen e qytetarëve në qeverisjen lokale;

Ndihma gati 12 milionë dollarëshe për të rritur kapacitetet institucionale për zhvillimin e tregut të energjisë.

Në gusht të vitit 2024, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e nënshkroi një grant me USAID i cili ofronte ndihmë shtesë për institucionet e Kosovës në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh.

Granti ishte pjesë e marrëveshjes së arritur më parë në vlerë prej rreth 146 milionë dollarësh, që synonte ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët, rritjen e përgjegjësisë së institucioneve dhe menaxhimin më efikas.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bela: Mexhiti sërish gënjeu! Ligji iri për përfaqësim adekuat nuk do të ketë grafë etnike

Politikologu, Valon Bela përmes një video postimi në profilin e tij në FB ka alarmuar se zëvendëskryemiistri Izet Mexhiti po mashtron shqiptarët duke theksuar...

PAMJET / Bazës nëntokësore në Teheran i del tymi, Irani mesazh Trumpit: Izraeli të ndalojë

Irani i ka kërkuar Donald Trumpit nëpërmjet ndërmjetësve që të ushtrojë presion mbi Izraelin që të bjerë dakord për një armëpushim me Teheranin, raporton...

Në vend të kontrollorëve ajror, për çdo drejtor M-NAV do të punësojë këshilltarë dhe punonjës me shkollë të mesme me pagë fillestare prej 1.000...

Pasi mori miratimin nga Ministria e Financave, të premten më 13 qershor M-NAV- Shoqëria Aksionare në Pronësi Shtetërore për Menaxhimin e Trafikut Ajror dhe...

Turqi: Pretendimi se “ vajza e Presidentit tonë Erdogan, është gëzuar për vdekjen e gjeneralëve që humbën jetën në sulmin e Izraelit ndaj Iranit”...

Pretendimi se “zonja Esra Albayrak, vajza e Presidentit tonë Recep Tayyip Erdoğan, është gëzuar për vdekjen e gjeneralëve që humbën jetën në sulmin e...

Orar pune prej gjashtë orësh, pa ulje të pagave

Partia E Majta propozon në Parlament uljen e orarit të punës në gjashtë orë pa ulje të pagave. Kjo, siç thonë nga E Majta,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu