Trump: E dua Evropën, por kam ankesa

Gjatë fjalës së tij në Forumin Botëror të Ekonomisë që po mbahet në Davos, presidenti amerikan Donald Trump, shprehu kritikat dhe ankesat e tij ndaj Bashkimit Evropian. Trump tha se ai ‘e do Evropën, po ka ankesa shumë të mëdha për Bashkimin Evropian’. Trump u pyet në Forum për rritjen ekonomike amerikane dhe se si planifikon t’i mbajë tregjet amerikane përballë Evropës. Presidenti amerikan përmes një lidhjeje direkte tha se “miqtë e tij në Evropë ankohen për kohën e tej zgjatur që duhet që disa veprime apo procedura të miratohen në BE”. Trump iu referua një shembulli personal. Ai tha se për një miratim projekti që atij i duhej Irlanda ia miratoi për një javë, por nëse do duhej që ta miratonte në BE, atëherë miratimi do bëhej për 5 apo 6 vite.

Për sa i përket Amerikës, Trump tha se BE e trajton SHBA-në “shumë padrejtësisht dhe shumë keq dhe se ai ka ankesa shumë të mëdha”.

“Ata kanë një taksë të madhe dhe një taksë TVSH-je të konsiderueshme”, tha Tump. Presidenti amerikan tha se BE nuk importon produktet amerikane, siç janë produktet bujqësore dhe ato të industrisë së rëndë (makinat). Ai tha se BE vendos tarifa të larta për produktet amerikane, teksa theksoi se BE sipas tij e trajtonë SHBA-në shumë padrejtësisht dhe shumë keq. “Ata në thelb nuk i marrin produktet tona bujqësore apo makinat tona. Ata vendosin tarifa për produktet tona. Unë e dua Evropën, i dua vendet e Evropës, por procesi është i rëndë dhe ata e trajtojnë SHBA-në shumë padrejtësisht me taksat që vendosin”, tha Trump.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dolën për gjueti dhe nga pakujdesia vrau shokun e vet, kallëzim penal ndaj personit të dyshuar

MPB njofton se dje (10.11.2025), punonjësit e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë – Njësia e Punëve të Brendshme Radovish, ndaluan M.B....

Mitrovica nën llupë për manipulim zgjedhor: VV nervoz, CETIS me “keqardhje”, PDK do rivotim

Mitrovica është vendosur nën llupë. Dyshime të rënda për cënim serioz të integritetit zgjedhor janë ngritur pas identifikimit të mbi 20 fletëvotimeve me numra të...

SHASHSHA i reagon Janevskës: Gjuha është pasuri, mosrespektimi i saj është dobësi

Shkup, 8 nëntor – Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së ministres së Arsimit dhe Shkencës, znj....

Siria i bashkohet koalicionit të udhëhequr nga amerikanët kundër Shtetit Islamik

Siria iu bashkua koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kundër organizatës ekstremiste Shteti Islamik. Ministri i Informacionit, Hamza al-Mustafa shkroi në X se Siria kishte nënshkruar...

Hill: Demaçi ishte kundër çdo gjëje që s’kishte pavarësi, kur kishte problematika supozonim që ishte ai

Ish-diplomati amerikan Christopher Hill në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, tha të martën në Hagë se Adem Demaçi ishte kundër çdo gjëje që nuk...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu