“Sovraniteti me rrymë” shtrihet veç në një fshat të banuar me shqiptarë, mbesin në terr për shkak të mospagesës

Fshati Gushavc ka ngelur pa energji elektrike që nga ora 10 e mëngjesit e deri më tani. Banorët e këtij fshati kanë protestuar, duke bllokuar rrugët për qarkullim.

Banorë të fshatit në kushte anonimiteti kanë thënë për Insajderin se nëpërmjet këtij vendimi, është shkelur një memorandum, ku njëra nga pikat thotë se faturimi i banorëve do të bëhet proporcionalisht me të gjitha pjesët e veriut.

Sipas tyre, KEDS po iu kërkon që ata të kryejnë pagesë retroaktive. Më saktësisht, të kryejnë pagesat për faturat që nga shkurti i 2024-ës.

Në adresë të Insajderit kanë ardhur pamje, ku shihen banorët duke bllokuar rrugët për qarkullim në shenjë pakënaqësie.

Kjo nuk është hera e parë që po iu ndalet rryma këtij fshati, që nga vendosja e orëve të rrymës nëpër fshatrat në veri.

I njëjti problem ndodhte edhe në dhjetor të 2024-ës, për të cilën Insajderi kishte realizuar një storie.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Syrja Rashidi: E mira që po na shet taravari është Një kalë të bardh për ali Ahmetin!

Përplasjet në ASH: Rashidi reagon ndaj lëvizjeve të papritura të Taravarit Një status i postuar nga Syrija Rashidi, ish-deputet i Aleancës për Shqiptarët (ASH), ka...

Fetahu: Me ardhjen time në BFI, të gjitha xhamitë u kthyen në kontroll të BFI-së

Kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu tha se me ardhjen e tij në krye të BFI-së, të gjitha xhamitë janë kthyer në kontroll të këtij...

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Departamenti amerikan i Mbrojtjes kanë nënshkruar Marrëveshjen për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA) një dokument kyç...

Vazhdojnë “transferst” në Saraj: Aktivistët e LD-së ngrihen kundër Izet Mexhitit, rikthehen në BDI (FOTO)

Në një reagim të fortë publik në rrjetet sociale, dega e Lëvizjes Demokratike në nëndegës Sfillare ne Saraj ka kritikuar ashpër drejtuesit e kësaj...

Taravari në Likovë për ti derguar “Selam” Arben Fetait!

Strukturat e Aleancës për Shqiptarët krahu i Taravarit në Likovë i kanë organizuar një pritje madhështore kryetarit të ASH-së, Arben Taravari i cili pati...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu