BDI: Në një qeveri pa legjitimitet etnik, është evidente që i vetmi program që zbatohet është ai i VMRO-DPMNE-së

Asnjëherë më parë shqiptarët nuk kanë qenë kaq të nënçmuar, kaq të sulmuar dhe kaq të pambrojtur në institucione.

Gjyqësori është kthyer në një instrument për zbatimin e një agjende monoetnike, ndërsa gjuha shqipe është bërë objektiv i sulmeve nacionaliste që synojnë ta degradojnë dhe ta zhdukin.

Përfaqësimi i drejtë dhe proporcional, një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit, për herë të parë pas nënshkrimit të saj ka mbetur pa mbrojtje ligjore.

Shërbimet e sigurisë janë spastruar nga profesionistët shqiptarë, ndërsa bizneset shqiptare janë përjashtuar nga proceset e prokurimeve publike.

Kjo qasje diskriminuese dhe politika që margjinalizojnë shqiptarët dëshmojnë mungesën e legjitimitetit dhe kapacitetit të kësaj qeverie për të mbrojtur interesat e të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë.

Shqiptarët nuk do të heshtin përballë këtyre padrejtësive dhe do të vazhdojnë të mbrojnë dinjitetin e tyre institucional dhe kombëtar të garantuar me sakrificë dhe marrëveshje ndërkombëtare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Denion Meidani ndan fotografinë e veçantë nga Marrëveshja e Ohrit: Sot, më shumë se kurrë, ajo duhet të respektohet

Ambasadori Denion Meidani ka kujtuar 24 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit duke vlerësuar se sot më shumë se kurrë duhet të respektohet e njëjta. “24...

Limaj: LVV-ja s’ka shumicë për qeveri, as me votat e Nismës

Ai potencoi se partitë politike në Kosovë aktualisht po bëjnë kalkulime të ngushta partiake, duke lënë mënjanë interesin kombëtar Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,...

Sela: “Ne kemi një përgjegjësi – të jemi nën anën e duhur të historisë”

Kryetari i ASh-së, Ziadin Sela ka mbajtur fjalim në manifestimin e për shënimin e 24 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. Ai tha se tani përgjegjësi...

Trupat janë gjetur në qese plastike! Një maqedonas dhe dy serbë janë gjetur të vrarë në Bolivi

Dy shtetas serbë dhe një nga Maqedonia e Veriut u vranë në një përleshje të një narko-karteli në Amerikën e Jugut. Sipas raporteve mediatike,...

Vuçiç: Nuk do të kandidoj më për president

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se nuk i shkon aspak në mendje të ndryshojë Kushtetutën për t’u kandiduar sërish për president, duke theksuar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu