Tërpkov: Unë dhe trupi gjykues jemi kundër amnistisë ndaj të akuzuarve për rastin “27 prilli”

Trajko Veljanovski, Spiro Ristevski, Mile Janakieski, nuk janë më organizatorë të ngjarjeve të dhunshme në Kuvend, pasi ato u lanë të lirë përshkak të përfshirjes së tyre në Ligjin për Amnisti.

Të akuzuarit për rastin “27 prilli” në Maqedoni fitojnë amnisti
Lexo po ashtu
Të akuzuarit për rastin “27 prilli” në Maqedoni fitojnë amnisti
Gjykatësi Ilija Tërpkov, u tha qartë se ai dhe trupi gjykues është kundër kësaj amnistie.

“Personalisht dhe si trup gjyqësor ende jemi në qëndrimin se synimi i ligjvënësit ishte që në asnjë rast organizatorët e ’27 prillit’ të mos amnistohen. Por, në Ligjin për Amnisti, në dispozitat e nenit 1, paragrafi 3 është një akt sipas të cilit Gjykata e Apelit dhe Prokuroria Publike, vlerësojnë se të akuzuarit Trajko Veljanovski, Spiro Ristevski, Mile Janakieski, nuk janë persona që kanë vepruar në kundërshtim me autorizimet e tyre zyrtare”, ka deklaruar gjykatësi Ilija Tërpkov.

Ndërsa shtoi se kjo tregon qartë se kujt i ndihmojnë ligjet e RMV-së.

“Opinioni e ka të qartë se kujt i ndihmohet me ligjet dhe se si ato interpretohen. Sigurisht nuk interpetohen për ato të dënuar të akuzuar për ngjarjet në Kuvend që gjenden në burg. Dikush këta të dënuar po i quan patriotë…Kuvendi është shtëpi e të gjithë qytetarëve të RMV-së. T’i thuash të dikujt që je patriot, të hyj në shtëpinë e tij, të thyej, dhe ta dhunoj familjen, është jashtë çdo të drejte”, tha gjykatësi Ilija Tërpkov./Shenja/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Në mengenen e pushtetit!

Ky është Arben trimi që erdhi nga Belgjika për t'i "shitur mend" komitëve të Mickos në qeverinë e koalicionit, me përvojën belge të funksionimit...

Rikthehet projekti për falsifikimin e historisë në Kalanë e Shkupit, VLEN miraton në heshtje

Rikthehet projekti për falsifikimin e historisë në Kalanë e Shkupit, VLEN miraton në heshtje Për një vit VMRO-DPMNE po rikthen të gjitha projektet nacionaliste dhe...

Deputeti i VV-së, Avni Dehari, mbështet Lëvizjen Arbëria – lëvizjen e re politike në Maqedoninë e Veriut

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Avni Dehari, ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Lëvizjen Arbëria, lëvizjen e re politike shqiptare...

Shaholli: Përqafimi i Bilit me Gordanën!

Presidentja e "državës Severna" Gordana Siljanovska, dje vizituar komunën e Tetovës sipas agjendës të parapërcaktuar apo te rastësishme, ku përmes incizimeve video të transmetuar...

VIDEO/ Turp Kombëtar! Të rinjtë në Kosovë përdhosin flamurin kombëtar- akt i shëmtuar që kërkon reagim urgjent

Një video tronditëse po qarkullon në rrjetet sociale, ku disa të rinj në fshatin Studençan të Suharekës shihen duke shkelur dhe kaluar me makinë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu