Ekzistojnë tri teknika të provuara për zbrazjen e shpejtë të zorrës së trashë

Një metodë që është vërtetuar se ndihmon me këtë problem të pakëndshëm

Shumë njerëz kanë probleme me jashtëqitje (kapsllëk) dhe vazhdimisht kërkojnë zgjidhje për këtë problem të pakëndshëm.

Në një postim të tij, kirurgu i njohur në Britani, dr. Karan Rajan, dha disa këshilla që duhet të ndihmojnë kur jeni kaps.

Lëkundje përpara dhe mbrapa

Së pari, ai demonstroi “teknikën e lëkundjes”, në të cilën lëvizni butësisht përpara dhe mbrapa në tualet për të lëvizur zorrët tuaja.

Kjo lëvizje mund të veprojë si një stimulim mekanik për të rritur lëvizshmërinë e zorrës së trashë.

Përkulja përpara relakson dyshemenë e legenit, i cili është djepi i muskujve që kontrollojnë kontinencën. Në mënyrë që zorrët të zbrazen, dyshemeja e legenit duhet të jetë e relaksuar. Sforcimi mund të bëjë që ai të tensionohet, gjë që ka efektin e kundërt, tha Dr Ryan, transmeton Telegrafi.

Masazhi

Ai përshkroi një metodë tjetër të lëvizjes së zorrëve, duke sugjeruar se lehtësimi mund të gjendej edhe nëpërmjet masazhit. Masazhimi i stomakut me lëvizje të gjera në drejtim të akrepave të orës mund të ndihmojë, por gjithmonë sigurohuni që të shkoni nga e djathta në të majtë. Kjo është mënyra se si e lëvizni ushqimin përmes traktit tretës duke shkaktuar kontraktime të muskujve në ezofag, stomak, zorrë të hollë dhe zorrë të trashë.

Teknika e frymëmarrjes

Dr. Rajan sugjeroi gjithashtu një ushtrim të tretë, i cili thotë se ndihmon në relaksimin e dyshemesë së legenit. Ai këshillon ata që vuajnë nga kapsllëku të nxjerrin frymën butësisht dhe në mënyrë të barabartë, duke imagjinuar se po fryjnë një tullumbace ose qirinj. Kjo teknikë e frymëmarrjes diafragmatike stimulon nervin vagus, i cili ndihmon në relaksimin e muskujve të dyshemesë së legenit në mënyrë që të sforcoheni më pak.

Ushqimet që ndihmojnë

Dr Rajan thotë se kivi, i cili është i pasur me fibra të tretshme, është fruti më i mirë për lehtësimin e kapsllëkut. Kjo lloj fibrash tërheq ujin dhe formon një xhel në zorrët, duke e bërë jashtëqitjen më të butë dhe duke rritur shpeshtësinë e lëvizjeve të zorrëve. Ushqime të tjera të pasura me fibra të tretshme përfshijnë fiqtë, farat e lirit dhe mollët.

Vendosni këmbët tuaja në karrige

Ekspertët kanë përcaktuar gjithashtu se qëndrimi ulur zgjat procesin dhe parandalon hapjen e plotë të zorrëve. Prandaj, mënyra më e mirë për të hapur zorrët është të ngrini këmbët në një karrige dhe të përkuleni përpara. /Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Siria i bashkohet koalicionit të udhëhequr nga amerikanët kundër Shtetit Islamik

Siria iu bashkua koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kundër organizatës ekstremiste Shteti Islamik. Ministri i Informacionit, Hamza al-Mustafa shkroi në X se Siria kishte nënshkruar...

Hill: Demaçi ishte kundër çdo gjëje që s’kishte pavarësi, kur kishte problematika supozonim që ishte ai

Ish-diplomati amerikan Christopher Hill në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, tha të martën në Hagë se Adem Demaçi ishte kundër çdo gjëje që nuk...

Hill për Xhavit Halitin: Dikush më tha se ishte në nivel të lartë, e dikush se ishte shok me të rëndësishmit e UÇK-së

Sot, në Gjykatën Speciale në Hagë po dëshmon ish-ambasadori amerikan Christopher Hill. Ai është pyetur në lidhje me një deklaratë të Shukri Bujës, për takimin...

Hill: Përshtypja ime ishte që Kransiqi s’ishte i rëndësishëm në UÇK

Dëshmitari Christopher Hill gjatë dëshmisë së tij në Hagë pohoi se hera e parë që e kishte takuar Jakup Krasniqin ishte në Dragobil, e...

Hill: Nuk besoj se Thaçi ishte përfshirë në veprimtari të paligjshme

Ish-diplomati amerikan Christopher Hill në ditën e dytë të dëshmisë në Gjykatën Speciale, është pyetur se pse ka vendosur që të dëshmojë si dëshmitar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu