Kosovë – FSK-ja merr dritën e gjelbër nga SHBA për blerjen e helikopterëve, radarë dhe mbrojtje ajrore

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i cili po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA bashkë me komandantin e FSK-së, gjeneral Bashkim Jashari, ka njoftuar se ka marrë dritën jeshile nga SHBA-ja për blerjen e helikopterëve. Sipas Ministri Maqedonci kjo do ta ndihmojë Kosovën në ndërtimin e kapaciteteve për helikopterë, radarë dhe mbrojtje ajrore.

“Mbështetja e SHBA-së përbën një shtyllë të rëndësishme për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës, si një vend me vizion euroatlantik. Mirënjohje të thellë për aleatin tonë të përhershëm, ShBA-në, për ndihmën dhe besimin e vazhdueshëm. Përmes mbështetjes konkrete, kjo iniciativë jo vetëm që rrit aftësitë operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, por edhe forcon pozicionin tonë si partner i besueshëm në rajon dhe më gjerë”, tha Maqedonci.

Kosova kishte synuar blerjen e helikopterëve edhe më parë, por vendi ende nuk posedon asnjë të tillë. Prandaj, sipas gjeneralit në pension, Hyseni Gecaj, ky lajm që ka dhënë Ministria e Mbrojtjes, më shumë ndërlidhet me fushatën elektorale.

‘’Secili qytetarë i Kosovës i gëzohet një lajmi që ka të bëjë shtimin e forcave të FSK-së në aspektin teknik apo trajnimeve. Por, ky lajmë më shumë lidhet me zgjedhjet dhe si nevojë për të paraqitur një aktivitet të institucioneve të Kosovës. Këtu është fjala vetëm për një pëlqim që ka dhënë SHBA-ja”, tha Gecaj për RTV21.

Gjeneral Gecaj përmendi procedurat dhe sfidat deri tek blerja e helikopterëve.

‘’Blerja e helikopterëve është kosto shumë e lartë për vendin dhe aspekti monetar është një punë shumë e vështirë për Kosovën duke pasur parasysh buxhetin e vendit. E dyta, bëhet fjalë për një proces që do të zgjasë. Pas këtij pëlqimi duhet vendimi nga institucionet për ndarjen e mjeteve për blerjen e helikopterëve. Problem tjetër është edhe shfrytëzimi i hapsirave ajrore”, tha Gecaj.

Por, për blerjen e helikopterëve ka edhe një telashe tjetër sipas Gecajt.

‘’Është e kotë të themi se kemi me ble helikopter derisa nuk e kemi një besim politik ndërmjet Qeverisë dhe faktorëve ndërkombëtar NATO. SHBA dhe BE”, deklaroi Gecaj.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë se në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit është e paraparë që FSK-ja të ketë edhe flotën e helikopterëve e cila parashihet që të bëhet në fazën e trete, që nënkupton nga viti 2025 deri në vitin 2028./

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Arsovska në Çair: Ndërtime pa leje mbijnë gjithkund, Ganiun e quan -‘Princesha e ndërtimeve pa leje”

(Video) Arskovska krijoi kaos në ÇAIR! I zuri në flagrancë duke ndërtuar një ndërtim pa leje mbi bulevard, Pançe Toshkovski nuk përgjigjet – policia...

Tanket gjermanë Leopard II dhe helikopterët amerikanë Apache po vijnë në Maqedoni!

Nga 26 maji deri më 9 qershor, Maqedonia do të jetë nikoqire e stërvitjes ushtarake “Immediate Response 2025”, me pjesëmarrjen e mbi 2,000 ushtarëve...

Aziri paralajmëron dalje të reja kundër vendimit të Taravarit, përfshi deputetë dhe anëtarë të kryesisë qendrore

Sabri Aziri nga radhët e Aleancës për Shqiptarët tha se është kundër vendimit dhe politikës së Arben Taravarit që të shkohet në opozitë. Ai...

Ish-presidenti Ivanov do ta këshillojë ministrin Mucunski

Ish-presidenti Gjorge Ivanov do ta këshillojë dhe ndihmojë ministrin e Jashtëm Timço Muçunski në fushën e diplomacisë kulturore dhe afirmimit të identitetit maqedonas jashtë...

Kosova në krizë politike/ Dështon konstituimi i Kuvendit për herë të 19-të

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të nëntëmbëdhjetën herë me radhë që ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu