Ministri britanik: Kosova e Serbia të jenë konstruktive në dialog

Ministri britanik për Evropë, Stephen Doughty, nga parlamenti i Britanisë së Madhe i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Ky reagim i tij vjen pas pyetjes që deputeti britanik, Paul Foster, i cili është anëtar në grupin “Miqtë Laburistë të Kosovës”, lidhur me marrëveshjen e sigurisë mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Derisa isha në Kosovë u takova me presidenten dhe kryeministrin që ishin seriozisht të shqetësuar për hyrjet në kufirin e tyre verior, ku janë të stacionuar trupat e KFOR-it midis tyre dhe Serbisë”.

“A mund të ofrojnë ministrat tanë ndonjë përditësim në lidhje me marrëveshjen dypalëshe të sigurisë midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar? Ajo paqe u fitua me shumë mund dhe duhet të mbahet”, tha Foster.

Ndërsa, Doughy tha se Britania e Madhe ka një rol historik në lidhje me Kosovën dhe sipas tij dhe sipas tij, KFOR-i ka një kontribut thelbësor në mbajtjen e një mjedisi të sigurt në vend, ku sipas tij, trupat britanikë luajnë rol kyç në këtë.

“Ne angazhohemi për së afërmi me partnerët tanë në Kosovë dhe në të vërtetë anë e mbanë rajonit dhe vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

Abdixhiku: Konjufca të jetë i sinqertë me vetën dhe ta dijë që nuk e ka shumicën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, vlerëson se Kosova nuk mund të ketë më qeveri, e cila nuk e ka shumicën. “Jemi vonë,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu