NATO me mision të ri për të mbrojtur kabllot nënujore në rajonin e Detit Baltik

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, njoftoi të martën se aleanca po nis një mision të ri për të mbrojtur kabllot nënujore në rajonin e Detit Baltik.

Rutte tha në një takim në Helsinki me krerët e vendeve të NATO-s të vendosura në Detin Baltik, se përpjekja do të quhej Baltic Sentry.

“Do të përfshijë një sërë asetesh, duke përfshirë fregatat dhe aeroplanët e patrullimit detar, ndër të tjera, dhe do të rrisë vigjilencën tonë në Balltik”, u tha Rutte gazetarëve.

Ai tha gjithashtu se një flotë e vogël dronësh detar do të vendoset “për të ofruar mbikëqyrje dhe parandalim të zgjeruar”.

Takimi pason një varg incidentesh në Baltik, që kanë rritur shqetësimet për aktivitetet e mundshme ruse në rajon.

Duke njoftuar operacionin e ri, Rutte vuri në dukje se më shumë se 95 për qind e trafikut të internetit sigurohet nëpërmjet kabllove nënujore, dhe 1.3 milionë kilometra kabllo garantojnë një vlerë prej 10 trilion dollarësh transaksione financiare çdo ditë.

“Në të gjithë aleancën, ne kemi parë elementë të një fushate për të destabilizuar shoqëritë tona përmes sulmeve kibernetike, tentativave për vrasje dhe sabotimeve, duke përfshirë sabotimin e mundshëm të kabllove nënujore në Detin Baltik”, tha ai.

Rutte tha se kundërshtarët e NATO-s duhet të dinë se aleanca nuk do të pranojë sulme në infrastrukturën e saj kritike, duke nënvizuar se “ne do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për t’u siguruar që të luftojmë kundër, se ne jemi në gjendje të shohim se çfarë po ndodh dhe më pas të marrim hapa për t’u siguruar që kjo të mos ndodhë më”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga protestat te pushteti: Emri i Astrit Deharit u përdor, por drejtësia u varros

Tetë vite pa drejtësi: Rasti Astrit Dehari, nga simbol i protestës në instrument politik Tetë vite pas vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit,...

Rama: Raporti i vitit 2027 duhet të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato se progres raporti i KE për Shqipërinë...

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu