ZPS për dëshmitarin e radhës: Ka qenë i ndaluar dhe është rrahur nga pjesëtarët e UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 113 i ZPS-së i cili mban kodin W04500 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ky dëshmitar është nën masa mbrojtëse dhe është duke dëshmuar përmes video-lidhjes.

Pyetje për të është duke i parashtruar përfaqësuesi i ZPS-së, prokurori, Cezary Mihailzcuk, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Më 1999-ën, dëshmitari W04500 u arresua nga anëtarë të armatosur të UÇK-së dhe u dërgua në një vend ndalimi ku është marrë në pyetje dhe është rrahur. Atje është mbajtur i ndaluar me disa persona të tjerë dhe më pas është zhvendosur me disa prej tyre në një vend të dytë ndalimi.

Dëshmitari W04500 u lirua pas rreth një muaji nga ambientet e ndalimit”, tha prokurori duke shtuar se për këtë përmbledhje kishte kundërshtime nga ana e palëve.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, Prokuroria ka parashtruar se i duhen 40 minuta për pyetjet e tyre, mbrojtësi i viktimave 15 minuta dhe ekipet e mbrojtjes me pak se dy orë për kundërpytjet e tyre ndaj dëshmitarit.

Megjithatë, pasi lexoi përmbledhjen, prokurori tha se nuk ka pyetje për këtë dëshmitar.

Me pyetje vazhdoi mbrojtësja e viktimave e përfaqësuar nga avokatja Maria Radziejowska e cila kërkoi seancë private për ta pyetur dëshmitarin lidhur me pasojat që kishte pasur sa i takon ndalimit. Kjo gjë u aprovua nga trupi gjykues.

Avokati i Thaçit, Luka Misheiq njoftoi se pyetjet e tyre do të parashtrohen nga avokatja, Fëllënëza Limani.

Në prova materiale u pranuan të gjitha deklaratat e dëshmitarit të dhëna më herët duke përfshirë edhe materialet përcjellëse të cilat u klasifikuan si konfidenciale.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trumpi dhe presidenti i Sirisë do të takohen të hënën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e...

Bexheti: Përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të BDI-së është te shteti, jo te Ali Ahmeti

Sekretari organizativ i BDI-së Blerim Bexheti në intervistën për Alsat theksoi që për rezultatin e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale nuk duhet të...

Abdixhiku: Konjufca të jetë i sinqertë me vetën dhe ta dijë që nuk e ka shumicën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, vlerëson se Kosova nuk mund të ketë më qeveri, e cila nuk e ka shumicën. “Jemi vonë,...

Kurti: Kam kërkuar lirimin e krerëve të UÇK-së nga Haga, i kam dërguar letër kryetares Trendafilova

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa ka kujtuar pesë vjetorin e arrestimit të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po...

Kryetari i ri New Yorkut, Mamdani shfaqet duke bërë shqiponjën

Kryetari i ri New Yorkut, Zohran Mamdani është shfaqur duke bërë simbolin e shqiptarëve, shqiponjën. Foto e realizuar nga një fotograf shqiptar në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu