VMRO-DPMNE: Ilire Dauti nuk ka kredibilitet moral për të udhëhequr komisionit parlamentar

VMRO-DPMNE vlerëson se Ilire Dauti “nuk ka kredibilitet për të kryesuar me Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini”, pas votimit të mosbesimit pas debatit për interpelancë të inicuar nga grupi parlamentar i së Majtës.

“Nuk ka rëndësi se kush e ka inicuar interpelancën dhe cila ka qenë tema apo arsyeja, rëndësi ka nëse është shkelur apo jo Rregullorja për punë e Kuvendit, tha deputeti dhe anëtari i KE të VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me interpelancën e Dautit.

Lefkov theksoi se deputetët me votim kanë marrë vendim se “është shkelur Rregullorja dhe se nga ai moment kryetarja nuk ka më kredibilitet për të udhëhequr Komisionin”.

“Askush nuk e konteston të drejtën e koalicionit opozitar të udhëhequr nga BDI-ja që të propozojë kryetar të ri dhe jemi të sigurt se koalicioni LSDM-BDI-e Majta do të mbështesin propozimin e ri, sikurse shpesh e koordinojnë aktivitetin e opozitës në Kuvend”, tha Lefkov.

Të premten, Kuvendi pas debatit për interpelancën e Dautit, votoi mosbesim, por pastaj nga Kabineti i Gashit dërguan Kumtesë, ku theksuan se votimi nuk ka pasoja juridike-obligative për shkarkimin dhe nuk ka veprim juridik. Emërimet dhe shkarkimet, thonë nga Kabineti, rregullohen me procedura tjera, të konfirmuara në Rregulloren e Kuvendit, Ligjet dhe Kushtetutën.

” Theksojmë se votimi i interpelancës është shprehje e deputetëve dhe nuk ka pasoja juridikisht detyruese për shkarkim dhe nuk ka efekt juridik. Emërimet dhe shkarkimet rregullohen me procedura të tjera të veçanta të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit, ligjet dhe Kushtetutën”, theksuan nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti ia merr M-NAV-in Arben Fetait, pritet të shkarkohet Fatmir Zimberi

Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik. Sipas këtyre burimeve,...

Hoti shpërthen ndaj Vetëvendosjes: Turpi ju mbuloftë, institucionet i shkatërruat për militantët tuaj

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,...

Rama flet për takimin me Thaçin: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi....

Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”. Me një...

Dokumenti për paraburgimin e Merkos më shumë se 3 muaj i mbyllur në sirtarët e gjykatës

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj, Gjykata e Apelit në Manastir ende nuk ka marrë vendim për ankesat e Prokurorisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu