Babai i Elon Musk hedh ‘bombën’: Djali im është i interesuar për Liverpool

Babai i Elon Musk ka treguar se djali i tij miliarder ka shprehur interes për të blerë Liverpool.

Klubi i Premier League është në pronësi të amerikanëve Fenway Sports Group, të cilët nuk kanë dhënë asnjë tregues se duan të shesin, por se ata janë gati të pranojnë hyrjen e investitorëve të rinj. Në vitin 2023 FSG i shiti një pakicë aksionesh kompanisë amerikane të investimeve Dynasty Equity.

“Kjo është çmenduri”, politika gjermane kundër Trump për shpenzimet e mbrojtjes
Errol Musk në një intervistë për Times Radio, pranoi se CEO i Tesla-s është i interesuar për gjashtë herë kampionët evropianë: “Oh po, por kjo nuk do të thotë se ai do ta blejë atë… Ai do ta pëlqente, po, sigurisht. Dikush do të donte më tepër, por unë nuk mund të komentoj më tej, çka do të rriste çmimin”.

Musk Sr. gjithashtu zbuloi se familja e tij ka të afërm dhe të njohur në Liverpool: “Ne ishim mjaft me fat që njihnim disa nga Beatles, sepse ata u rritën me ne, familjen time.”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Osmani: flet për humbjen, heshtjen dhe rikthimin me më shumë qetësi, përvojë dhe bindje

Pas një periudhe heshtjeje pas zgjedhjeve në Çair, Bujar Osmani është rikthyer me një shkrim të gjatë reflektues, ku flet për humbjen, politikën dhe...

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste për 37 zyrtarë izraelitë, përfshirë kryeministrin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Israel Katz dhe ministrin e...

Rusia “i tërheq veshin” Vuçiç: Kujdes me shitjen e armëve!

Rusia i kërkon sqarime Beogradit. Kjo pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për mundësinë e shitjes së municionit Bashkimit Evropian, pas shqetësimeve në...

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu