Haxhiu: Duhet të ketë mekanizëm për mbikëqyrjen e Gjykatës Speciale

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka thënë se është i paprecedent faktin që Gjykata Speciale nuk i jep llogari asnjë institucioni në Kosovë.

Ajo ka theksuar Kosova patjetër duhet ta krijojë një mekanizëm mbikëqyrës ndërkombëtar apo vendor për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, siç ka thënë ajo, veçanërisht në aspektin e të drejtave të personave të akuzuar.

Haxhiu në një intervistë për KosovaPress ka deklaruar se të gjitha që kanë ndodhur në Hagë i kanë adresuar në kuadër të takimeve me krerët e këtij institucioni të drejtësisë.

Ajo ka theksuar se përveç kësaj nuk kanë asnjë kompetencë tjetër.

“Kemi diskutuar brenda nesh si institucione në raport me kërkesat që të ketë një organizëm, një mekanizëm që mbikëqyrë punën e Gjykatës Speciale. Nuk është që ka pasur pajtime se kush do të jetë mekanizmi, si do të krijohet mekanizmi, a do të jetë ndërkombëtar apo vendor. Kjo është në kuadër të kompetencave të Kuvendit të Republikës së Kosovës … Edhe përkundër faktit që kemi diskutuar, jemi takuar shumë shpesh, ka mendime të ndryshme, prandaj derisa nuk kemi një mendim të përbashkuar ose unifikues mendoj se duhet ta diskutojmë sërish. Është e rëndësishme që të ketë një mekanizëm që mbikëqyrë të paktën të drejtat e personave që po akuzohen, anshmërinë e gjykatës dhe rrethanat e tjera dhe rrethanat tjera që lidhen me punën e gjykatës. Mendoj se institucionet, të cilat nuk kanë mbikëqyrje nga askush, mendoj se është shumë problem…Është e paprecedent mënyra se si është themeluar, është e paprecedent mënyra se si nuk i jep llogari askujt. Prandaj, natyrisht që duhet Kuvendi i Republikës së Kosovës ta gjejë, megjithatë mund të mos jetë propozimi më i mirë i mundshëm, por të paktën ta kem një mekanizëm që e ka përsipër këtë“, ka deklaruar Haxhiu.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ahmeti për të pakënaqurit nga Kongresi: Ata që ikin pse s’kanë funksione, lirisht le të ikin

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot në brifingun me gazetarët u pyet për reagimet nga të pakënaqurit me rezultatet nga Kongresi i pestë i...

Ambasada e SHBA-së në Shkup konfirmon: Aggeler nuk do të jetë më ambasadore

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler është ndër diplomatët e karrierës që është tërhequr nga detyra si pjesë e vendimit të fundit të presidentit...

A do të “zgjohen një ditë shqiptarët Iliridës”?

Javën që lamë pas u mbajt kongresi i pestë i integristëve ku në fund të punimeve lideri i tyre Ali Ahmeti, u rizgjodh edhe...

“Çdo shekull ka heroin e vet, ky shekull t’ka ty”, mesazh i fortë i Lajçit për Kurtin

Aktori Çun Lajçi ka reaguar pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me loken Xhemile Gashi nga Peja, duke publikuar një mesazh të gjatë për...

🇲🇰 🇺🇸 Ambasada e SHBA-së në Shkup konfirmon: Aggeler nuk do të jetë më ambasadore

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler është ndër diplomatët e karrierës që është tërhequr nga detyra si pjesë e vendimit të fundit të presidentit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu