Turqia e gatshme të furnizojë Sirinë me energji, Erdogan: Do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për rindërtimin e saj

Turqia është e gatshme të furnizojë me energji elektrike Sirinë dhe Libanin dhe një ekip zyrtarësh qeveritarë tashmë janë në Siri duke punuar se si të zgjidhin çështjet e saj energjetike, ka njoftuar ministri turk i Energjisë, Alparslan Bayraktar.

Turqia, e cila mbështeti rebelët në Sirinë fqinje, të cilët rrëzuan Bashar al-Assadin këtë muaj pas një lufte civile 13-vjeçare, ka rihapur ambasadën e saj në Damask dhe tashmë ka kryer kontakte të nivelit të lartë me liderin e ri de-facto Ahmed al-Sharaa.

“Ndoshta energjia elektrike që i nevojitet Sirisë dhe Libanit fillimisht do të plotësohet duke e eksportuar atë nga Turqia”, tha Bayraktar.

Bëhet e ditur se delegacioni i ministrisë mbërriti në Damask të shtunën dhe, sipas komenteve të mëparshme të Bayraktar, do të diskutojë bashkëpunimin e mundshëm të energjisë, duke përfshirë transmetimin e energjisë elektrike për të lehtësuar mungesat.

Ai tha se fuqia e instaluar e Sirisë para luftës prej 8,500 megavat, kishte rënë në rreth 3,500 megavat.

“Shumica dërrmuese e njerëzve i plotësojnë nevojat e tyre për energji elektrike me gjeneratorë, kështu që në fakt ekziston një nevojë shumë serioze për energji elektrike”, tha ministri turk, duke shtuar se ekipi po shqyrtonte se si mund të përdoren burimet e naftës dhe gazit natyror të Sirisë.

Ndryshe, presidenti Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Ankaraja do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për rindërtimin e Sirisë.

Turqia aktualisht siguron energji elektrike në disa pjesë të Sirisë veriore, ku ka kryer katër operacione ushtarake që nga viti 2016.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pajaziti: Të jesh shqiptar nuk mjafton të flasësh shqip!

“Pas çdo fushate mbeten kujtime, emocione dhe mbi të gjitha njerëzit që qëndruan. Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për secilin prej jush...

Haqim Ramadani: Prej sot jam pa punë, kërkoj punë vetëm nga kompani private

Kandidati shqiptar për komunën e Bërvenicës,Haqim Ramadani humbi betejen e tij përball kandidatit maqedonas me një rezultat të ngushtë. Përveç kësaj humbjeje Ramadani humbet...

Shaholli: Pretendimet e despotit Micko u bënë realitet!

Pretendimet e despotit Micko u bënë realitet! Shqiptarët u nenshtruan, ashtu siç e parashikoja dhe ndjeja unë rrezikun e rimarrjes së Kërçovës dhe Strugës nga...

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu