Kryeministri i Kosovës , Albin Kurti, ka folur për situatën me energjinë elektrike në vend.
Ai ka thënë se i ka përcjellë shqetësimet te operatorët e rrjetit.
“Kemi pranuar shumë shqetësime për furnizime me energji elektrike në disa komuna të Kosovës. Këto shqetësime i kemi përcjellë vazhdimisht te operatorët e rrjetit, transmetues dhe shpërndarës
KOSTT dhe KEDS dhe kemi kërkuar nga ta angazhim maksimal në disa drejtime për zgjidhjen e problemit të rrjetit”, ka deklaruar Kurti.
Kreu i ekzekutivit ka kërkuar nga qytetarët që të racionalizojnë konsumin , veçanërisht gjatë orës 18:00 deri në mesnatë, për furnizim më të mirë për gjithë vendin.