Në Klinikën e Fëmijëve në Shkup mungojnë 15 specialistë, Memedi thotë se shkalla e vdekshmërisë është në suaza të normales

Për 6 muaj kanë vdekur 20 foshnja, akuzoi sot LSDM dhe kërkuan dorëheqje nga Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari.

“Në semestrin e dytë të vitit 2024, kanë vdekur 19 foshnja dhe një vajzë 5 vjeçe. Këto janë shifra tragjike që hapin shumë pyetje për të cilat opinioni meriton përgjigje. Pse dhe si janë bërë lëshimet, ku ngec sistemi, a po mbrohen gabimet e mjekëve?”, tha Renata Mlladenovska, anëtare e bordit ekszkutiv të LSDM-së.

Drejtori i Klinikës thotë se raporti nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor ende nuk e kanë marrë, por pohon se në Klinikë 24 orë ka specialistë të cilët kujdesen për të gjithë pacientët. Në lidhje me specializantët thotë se janë pjesë e ekipeve dhe se bëhet fjalë për mjekë të diplomuar me licencë ndaj të cilëve duhet treguar respekt.

“Kujdes të plotë, profesional dhe mjekësorë kanë të gjithë fëmijët dhe për fat të keq, fëmija që vdiq e ka marrë trajtimin e plotë, profesional mjekësorë, por për fat të keq, është e ditur, se jo çdoherë ia arrijmë që të shpëtojmë jetën e gjithë fëmijëve, ka ndonjë shkallë të vdekshmërisë por kjo është në normale të shkallës mesatare”, tha D-r. spec. Rexhep Memedi, drejtor i Klinikës së Fëmijëve.

Drejtori shton se shkalla e vdekshmërisë prej 0.5 deri në 0.6 në nivel vjetorë është në suaza të normales. Theksoi se në klinikë vizitohen rreth 70 mijë fëmijë. Por konfirmon se kanë mungesë të kuadrit.

“Mund të them, tani kur kemi mungesë të më shumë se 15 specialistëve na mungojnë pas sistematizimit, sigurisht se është e pamundur të bëjmë orar me numër më të madh të specialistëve që do të jenë kujdestarë”, shtoi tha D-r. spec. Rexhep Memedi, drejtor i Klinikës së Fëmijëve.

Reaguan edhe nga VMRO-DPMNE-ja, prej ku thonë se LSDM në mënyrë sistematike ka shkatërruar shëndetësinë në Maqedoni.

“LSD duhet të turpërohet kur flet për shëndetësinë. LSD duhet të turpërohet sepse shëndetësia ishte në koma kur kryetari i tyre Venko Filipçe ishte ministër i shëndetësisë. Venko Filipçe ishte menaxheri dhe ministri për shëndetësi më i keq në historinë e Maqedonisë”, thonë nga VMRO.

Damjani 7 muajsh ndërroi jetë në Klinikën e fëmijëve, disa ditë pasi që fillimisht u refuzua për hospitalizim. Babai i tij pohon se është bërë fjalë për foshnjë të shëndoshë, për të cilën në asnjë kontroll rutinor asnjë mjek nuk ka propozuar që të bëhen testime gjenetike.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pendarovski: Me këtë ritëm, qytetarët do të largohen përgjithmonë – nuk ka më presion publik për BE-në

Shkup — Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka paralajmëruar se vendi mund të përfundojë në një situatë të ngjashme me bllokimin e...

Tronditet qeveria italiane, kërcënohet me jetë vajza e Melonit! Kryeministrja italiane: S’është përplasje politike por diçka e errët dhe e sëmurë

Opinioni publik dhe qeveria italiane është tronditur nga kërcënimi ndaj vajzës së kryeministres Giorgia Meloni. Përmes një postimi në rrjete sociale personi kërcënues i...

Për ndërtimet e paligjshme në Çair, Prokuroria i kërkoi Arsovskës të dorëzojë dëshmi.

Prokuroria Publike Themelore e Shkupit ka kërkuar që kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska të bashkëpunojë me ta nëse ka dëshmi që e...

Prokuroria i dërgon ftesë Arsovskës, dorëzon dëshmi për zhdukjen e një dokumenti

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska është përgjigjur pozitivisht ftesës së Prokurorisë Publike për dorëzimin e dëshmive në bazë të të cilave ajo...

Arben Hudi demaskon Taravarin: “Mos shisni më moral, largimet nga puna ndodhën me urdhërin tënd!

Ish-anëtari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Hudi, ka reaguar ashpër ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, duke e akuzuar për hipokrizi politike, hakmarrje dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu