Zbulimi premtues shkencor! Si mundësojnë “binjakët digjitalë” trajtim të personalizuar shëndetësor

A e keni menduar ndonjëherë të keni një “binjak digjital” që nëse ju sëmureni, mjekët të mundet të eksperimentojnë tek “binjaku” për të trajtuar problematikat shëndetësore që ju mund të keni?

Shkencëtarët besojnë se brenda pesë deri në 10 vjet, provat “in silico” – në të cilat qindra organe virtuale përdoren për të vlerësuar sigurinë dhe efikasitetin e barnave – mund të bëhen rutinë, ndërsa modelet e organeve specifike për pacientin mund të përdoren për të personalizuar trajtimin dhe për të shmangur komplikime mjekësore.

Binjakët digjitalë janë modele llogaritëse të objekteve ose proceseve fizike, të përditësuara duke përdorur të dhëna nga homologët e tyre të botës reale. Brenda mjekësisë, kjo nënkupton kombinimin e sasive të mëdha të të dhënave në lidhje me funksionimin e gjeneve, proteinave, qelizave dhe sistemeve të gjithë trupit me të dhënat personale të pacientëve për të krijuar modele virtuale të organeve të tyre – dhe eventualisht, potencialisht të gjithë trupin e tyre.

 “Ajo që e bën të veçantë dhe efikas “binjakun digjital” është përdorimi i të dhënave tuaja brenda një modeli që përfaqëson se si funksionon fiziologjia dhe patologjia e trupit tuaj. Është vërtet i personalizuar”, shprehet Peter Coveney, Drejtor i Qendrës për Shkencën Kompjuterike në Kolegjin Universitar të Londrës.

Kompanitë po përdorin modele zemre specifike për pacientët për të ndihmuar në projektimin e pajisjeve mjekësore, ndërsa kompania fillestare me bazë në Barcelonë, ELEM BioTech po u ofron kompanive mundësinë për të testuar barnat dhe pajisjet në modele të simuluara të zemrave njerëzore.

Ndër të tjera, Chris Morton, bashkëthemelues dhe shefi i ekzekutiv i projektit shprehet se janë kryer një sërë provash në organet virtuale njerëzore të krijuara për implementimin e këtij projekti, ndërsa përshkroi përpjekjet për të zhvilluar modele të personalizuara të zemrës që do të ndihmonin kirurgët të planifikonin operacionet për pacientët me rrahje të  çrregullta të zemrës.

Pacientët me kancer pritet gjithashtu të përfitojnë nga projekti i “binjakut virtual” duke qenë se ekspertët e inteligjencës artificiale bashkëpunojnë me studiuesit e kancerit në King’s College në Londër për të ndërtuar kopje digjitale të tumoreve të pacientëve duke përdorur imazhe dhe të dhëna gjenetike/molekulare, si dhe duke rritur qelizat e kancerit të pacientëve në 3D, duke testuar se si do të reagojnë ata.

Duke aplikuar tek organet virtuale, të dhënat molekulare dhe gjenetike, shkencëtarët do të jenë në gjendje të parashikojnë se si pacientët kanë të ngjarë t’i përgjigjen barnave të ndryshme apo kombinimeve të barnave.

Testet përfundimtare të këtij projekti mjekësor digjital, pritet të fillojnë vitin që vjen.

Top Channel

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Blerim Bexheti reagon për përgjimet: Gruaja ime është mbesë e Tetovës, familja e nënës time është e gjitha nga Tetova (VIDEO)

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Blerim Bexheti, ka reaguar pas publikimit të disa përgjimeve në ditët e fundit, duke i quajtur ato...

Merr flakë shtëpia e pleqve, të paktën nëntë të vdekur në Tuzlë

Të paktën nëntë persona kanë mbetur të vdekur pas zjarrit që ka shpërthyer në një shtëpi pleqsh në Tuzla të Bosnjës të martën në...

Vladimir Putin: Kundërshtoj çdo akt blasfemie, veçanërisht ndaj Islamit- “Feja islame është ndërtuar mbi paqe dhe solidaritet.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se është kundër çdo forme blasfemie, duke theksuar në mënyrë të veçantë respektin ndaj Islamit. Ai ka theksuar...

Turqia dhe fluturimet misterioze drejt Sudanit: ndihmë, ndikim apo ndërhyrje e fshehtë?

4 nëntor 2025 Në orët e fundit, lëvizjet ajrore nga Turqia drejt Sudanit po ndezin debat të ri mbi rolin e Ankarasë në luftën që...

Njësiti Special “i kundërpërgjigjet” Adnan Azizit: “Kosova është zemra e Serbisë”, ndërsa deputeti i VLEN-it shpall- “Jo, nuk ndahet Mitrovica!”

Sot, deputeti i Koalicionit VLEN, Adnan Azizi, gjatë një vizite në Mitrovicë, ka bërë simbolin e shqiponjës me duar, duke shoqëruar gjestin me mbishkrimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu