“Interpelanca” e pa rëndësishme/ Dauti: Barazia për mua më e rëndësishme se pozita

Deputetja Ilire Dauti e cila në Kuvend e ka edhe detyrën e Kryetares së Komisionit për Politikë Sociale Rini dhe Demografi nuk frikësohet nga shkarkimi edhe pse kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi pranoi interpelancën e ngritur ndaj sajë nga Levica, për siç thonë “bllokimin” e punës së komisionit për shkak se nuk pranon të procedojë ligjin e “Branitellave”.

Dauti në një prononcim për media, pasi përfundoi seanca në të cilën përsëri u tentua “kontrabandimi” i ligjit të “Branitellave” ka thënë se asnjëherë në asnjë përbërje paraprake nuk ka ndodhur që të shkarkohet një kryetar komisioni dhe nëse ndodh kjo do të ishte hera e parë që Kuvendi bën një veprim të tillë.

“Interpelanca ndaj meje, eventualisht shkarkimi im ndoshta mund të jetë rasti i vetëm. Në RMV dhe Kuvendin e RMV-së me sa unë kam informacione nuk ka ndodhur më heret po ndoshta duhet parë edhe më gjërë. Nuk e marr si personale, por është thjeshtë luftë ndaj njerëzve që kërkojnë trajtim të barabartë të të gjithë qytetarëve në këtë rast edhe të palës tjetër ish ushtarëve të UÇK-së të cilët kanë qenë pjesmarrës në konfliktin e vitit 2001” – tha Ilire Dauti.

Megjithatë, shton se për të nuk është e rëndësishme pozita e kryetares dhe se më e rëndësishme është barazia e qytetarëve.

“Të rëndësishme e kam shumë arsyen për të cilën besoj se duhet të ne të gjithë qytetarët pavarësisht edhe nga rroli që e kemi në këtë rast edhe si politikan, t’i shërbejmë barazisë të gjithë qytetarëve, unë këtë pjesë e kam të rëndësishme. Vazhdoj me të njëjtin insistim, të njejtat parime dhe principe politike të veproj dhe kjo për mua është shumë e rëndësishme”- tha Ilire Dauti.

Thotë se gjatë gjithë kohës dhe punës së sajë ka vepruar dhe punuar në përputhje me rregulloren e Kuvendit të RMV-së. Shton se nëse pranon “propozimin” e Branitellave propozim të cilit sipas Dautit i ka kaluar afati do bënte shkelje të rregullores.

“Do duhet të mendohen më shumë se sa çka do bëjmë ne, do duhet të mendohen ata të cilët janë duke i ndërmarrë këto hapa, ndaj fjalës së lirë, ndaj sjelljes së lirë dhe demokratike të deputetit sepse jo rastësisht, qytetarët kanë votuar dhe kanë zgjedhur përfaqësuesit e vet dhe ne po bëjmë vetëm atë që i përfaqëson qytetarët, ashtu siç kemi deklaruar para tyre në mbrotje të vlerave – tha Ilire Dauti.

Kujtojmë, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ditë më parë pranoi interpelancën e Levicës kundër Dautit me arsyen se deputetja e Frontit Europian bllokon punën e Komisionit që drejton sepse nuk e vendos në rend dite, ligjin për të drejta eksluzive për “Branitellat” dhe pjestarët e familjeve të tyre. /tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Arrijnë 70 automjete dhe 350 trupa britanike për stërvitje me KFOR-in në Bondsteel

Në kampin ushtarak Bondsteel në Kosovë kanë mbërritur sot rreth 70 automjete ushtarake dhe personel mbështetës që do të stërviten me KFOR-in Në kampin ushtarak...

“Reuters”: Këshilltarët amerikanë dhe evropianë kanë diskutuar opsione ushtarake për Ukrainën

Shefat ushtarakë nga Shtetet e Bashkuara dhe një numër i vendeve evropiane të enjten u paraqitën opsione këshilltarëve të tyre për siguri kombëtare për...

Media shqiptare si megafonë të pushtetit!

Nga:Medai Shaholli Edhe pas një dite të përhapjes së lajmit se portali TS dhe gazetarët e saj janë thirrur në biseda informative si në "kohën...

Aleanca për Shqiptarët pyet Arben Fetain se për çfarë është duke u shfrytëzuar Instituti “Arbër Xhaferi”?

Aleanca për Shqiptarët pyet përfaqësuesit e VLEN-it dhe Arben Fetain se për çfarë është duke u shfrytëzuar aktualisht Instituti “Arbër Xhaferi”?, transmeton Flaka Media. “Çfarë...

“Debat për fletën e votimit 7-8 metra, Mickoski paralajmëron: Në rast dështimi të procesit, qeveria do emërojë administratorë

Me dy nënshkrime deri te kandidimi për listë për këshill, rrezik për fletëvotime kilometrike, përcjell TV21. Për këtë foli sot edhe kryeministri Hristijan Mickoski,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu