“Mashtrimet”, MPB apelon për Kujdes: Mos i jepni të dhënat personale

“Mos hapni linqe dhe lidhëse të dyshimta të bashkangjitur në mesazhet e postës elektronike dhe mos shpërndani të dhëna personale me persona të panjohur!” Ky është sugjerimi që vjen nga Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me rritjen e numrit të mashtrimeve ONLINE. Këto sulme online njihen si “Fishing” dhe janë raste të përfaqësimit të rremë në emër të Postës së Maqedonisë së Veriut, si dhe institucioneve të tjera shtetërore dhe subjekteve juridike. Ky lloj sulmi i quajtur “Fishing” vjen në formën e mesazheve SMS që informojnë qytetarët se gjoja kanë një dërgesë në emër të tyre, për të cilën duhet të paguajnë një shumë të vogël për pranim të porosisë. Në mesazhin SMS ka edhe një link, i cili të çon në një faqe interneti që duket si një uebfaqe e Postës së Maqedonisë së Veriut, si dhe institucioneve të tjera shtetërore dhe subjekteve juridike. Sektori për Krimin Kompjuterik pranë MPB-së njofton qytetarët se qëllimi kryesor i këtyre mashtrimeve është mbledhja e të dhënave personale ose shtyrja e tyre të vizitojnë një faqe interneti të rreme përmes së cilës, duke lënë të dhënat e tyre personale, mund të shkaktohen keqpërdorime të mëtejshme. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Selvije Jao e nis vitin e ri me një kujtim që prek zemrat për Shpat Kasapin

Selvije Jao e ka nisur vitin e ri mes emocionesh të forta dhe një kujtimi prekës për bashkëshortin e saj, Shpat Kasapi. Në një...

Trenjakët, foshnjat e para të lindura në QKUK në vitin 2026

Trenjakë janë fëmijët e parë që kanë lindur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në vitin 2026, duke shënuar simbolikisht fillimin e një...

RRETHIMI S’U ÇA- Limaj pasi s’e kaloi pragun: S’kemi arsye ta ulim kokën

“Nuk kemi asnjë arsye të ulim kokën”, ka thënë Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pasi që partia që ai drejton nuk arriti që...

Gazeta italiane “CORRIERE DELLA SERA” për fitoren e Kurtit: Korrupsioni e krimi në qiell

Gazeta italiane, Corriere Della Sera, ka shkruar për fitoren e Kurtit, duke e cilësuar atë si populist e si “Che Guevara i Ballkanit”. Aty...

Krenaria për “killerin” kosovar

Promovimi në NAVI Më 30 qershor, një nga klubet më të mëdha në sportet elektronike, Natus Vincere, njoftuan promovimin e talentit 18-vjeçar, Drin Shaqiri, nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu