Skandal/ Qeveria ndërhyn në insiticionin e pavarur KRRE Shkarkon nga detyra anëtaren shqiptare Merita Dema

Merita Dema është shkarkuar nga detyra e saj në KRRE, sipas saj kjo ka qenë një ndërhyrje direkte nga Qeveria e re në pavarësinë e këtij institucioni të rëndësishëm, përcjellë Klan M.

“Të dashur miq,

Ju informoj se nga sot nuk ushtroj më detyrën e Anëtarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE).
Kam përjetuar një akt të paprecedent dhe të paligjshëm nga ana e qeverisë së re, e cila ka ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në pavarësinë e këtij institucioni të rëndësishëm.

Shkarkimi im, me pretendimin e pabazuar se nuk plotësoj kushtet e nevojshme për këtë pozicion, është plotësisht i pavërtetë dhe në kundërshtim me Ligjin për energjetikë të R. së Maqedonisë së Veriut, si dhe me normat e legjislacionit të Bashkimit Evropian, të cilët theksojnë qartë se autoritetet rregullatore duhet të jenë plotësisht të pavarura nga ndikimi politik.

Jam krenare që gjatë ushtrimit të kësaj detyre kam qëndruar gjithmonë e pavarur, duke respektuar ligjin dhe duke përfaqësuar profesionin tim si inxhiniere me integritet të plotë.

Ky akt i paligjshëm jo vetëm që cenon pavarësinë e institucioneve rregullatore, por krijon një precedent të rrezikshëm për politizimin e sektorëve kritikë, si sektori energjetik. Ai minon zbatimin e ligjit dhe dërgon një mesazh shqetësues për partnerët tanë evropianë: se integriteti institucional mund të sakrifikohet për interesa të ngushta politike.

Është veçanërisht zhgënjyese që partitë në pushtet, të cilat shpesh thirren në emër të profesionalizmit dhe meritokracisë, në realitet mbështesin ndërhyrje të tilla politike, duke mos mbështetur femrat profesioniste në sektorë kaq të rëndësishëm. Si një nga të paktat femra shqiptare inxhiniere në këtë fushë, ndiej përgjegjësinë të denoncoj këtë padrejtësi dhe të mbroj kontributin e femrave në zhvillimin e sektorit energjetik.

Ky shkarkim është një mesazh i qartë për të gjithë profesionistët: pavarësia institucionale dhe integriteti janë ende nën kërcënim në vendin tonë. Por unë jam e vendosur të vazhdoj betejën për të mbrojtur këto vlera, dinjitetin dhe integritetin tim profesional. Me krenari si femër dhe si profesioniste, do të vazhdoj të qëndroj përballë sfidave politike, me besimin se e drejta dhe profesionalizmi do të triumfojnë në vendin tonë!

Ngelem me shpresën që këto pozita të rëndësishme të mbeten në duart të profesionistëve të vërtetë shqiptar, të cilët kanë fituar aftësitë dhe njohuritë e tyre me punë dhe përkushtim, sepse ky sektor kyç meriton njerëz me integritet dhe vision” – shkruan Merita Dema. /tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Telekomi i Kosovës mbyll vitin e katërt radhazi me fitim, rreth 10 milionë euro në 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Telekomi i Kosovës ka shënuar vitin e katërt radhazi me fitim vjetor, duke e cilësuar këtë...

“Struga merr ‘dhuratën e Vitit të Ri’: reformatorët kthejnë në pushtet VMRO-në pas dy dekadash!

Strugë – Politika e “ndryshimit” në Strugë u kthye në paradoksin më të madh të viteve të fundit. Ajo që nisi si betejë kundër...

VMRO ia arriti qëllimit, Mite Stefoski me votat e VLEN-it dhe Ramiz Merkos zgjidhet kryetar i Këshillit të Komunës

Këshilltari nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Mite Stefoski, është zgjedhur sot kryetar i Këshillit Komunal të Strugës, gjatë seancës së mbajtur të Këshillit Komunal. Zgjedhja e...

Struga sërish e komitëve!

Nga:Medai Shaholli Siç bën të ditur Tetova Sot, se sot keshilltarët e Këshillit Komunal të Strugës, kanë zgjedhur kryetarin e ri të Keshillit Komunal Mite...

Ziadin Sela: Nga sot këshilli i komunës së Strugës nuk udhëhiqet në gjuhën shqipe!

Reagim i fortë nga Ziadin Sela, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, pas zgjedhjes së Mile Stefkovskit nga VMRO-DPMNE si kryetar i Këshillit Komunal të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu