Agim Islami për TV21: Kisha shpresa te politikanët që premtuan para zgjedhjeve, por do të jetë njësoj

Gjykata Penale e ka refuzuar kërkesën për rigjykimin e rastit Alfa. Për këtë ka informuar i dënuari, Agim Islamit, i cili në një postim në Facebook ka publikuar faqen e parë të vendimit dhe ka shkruar se kërkesa është refuzuar me arsyetimin se në Maqedoni nuk ka kush ta vlerësojë super-ekspertizën që është bërë jashtë shtetit. “Kjo i bie në qoftë se Maqedonia nuk ka kirurg për të ta shpëtuar jetën, duhet të vdesësh se nuk pranohet mjek nga jashtë shtetit”, ka shkruar Islami, i cili tash e 17 vjet vuan dënim me burg. Refuzimin e kërkesës për TV21 e konfirmoi edhe avokatja e tij, Artene Iseini, por duke shtuar se lajmin e ka mësuar nga Agim Islami, sepse ajo si avokate ende nuk e marrë vendimin në formë të shkruar. Për vendimin e Gjykatës ka pasur edhe reagime politike. Ish-ministri i drejtësisë dhe nënkryetar i ASH-së, Krenar Lloga, e ka quajtur skandaloz dhe ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor t’i marrë në përgjegjësi këtë përbërje gjyqtarësh që ka refuzuar një ekspertizë te licencuar që dëshmon pafajësinë e Agim Islamit.

“Me një Gjykatë me një besueshmëri 2% një vendim pozitiv nuk mund të pritet. Por, kisha shpresa edhe te disa politikan që premtuan para zgjedhjeve se do të kem drejtësi por si duket do të jenë njësoj. Shpresa nuk kam pasur në këtë gjykatë, mund të them vetëm 2% kam pasur shpresë. Mund të them banale sepse gjykata jep arsyetim banal që refuzon me vendim negativ kërkesën tonë duke u arsyetuar se nuk kanë ekspert në Byronë për ekspertizë në Maqedoni që të jep mendimin pozitiv për ekspertizën që është bërë jashtë shtetit të Maqedonisë”, tha Islami për TV21.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Peci i çon fjalë LDK-së t’i bëjnë aminin VV-së: Zot runa, nëse na bllokojnë për zgjedhjen e presidentit

Faton Peci, kryetari i Mitrovicës nga Vetëvendosje, ka “kërcënuar” Lidhjen Demokratike të Kosovës se bijnë në përqindje njëshifrore nëse nuk i bëjnë aminin Vetëvendosje...

Limaj reagon për herë të parë pasi s’e kaloi pragun: S’kemi arsye ta ulim kokën

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka falënderuar votuesit e tij për mbështetjen, duke theksuar se rruga që ka ndjekur ka qenë “e drejtë”. Sipas rezultateve...

Stefoski nga VMRO-DPMNE zgjidhet kryetar i Këshillit Komunal të Strugës

Këshilltari nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Mite Stefoski, është zgjedhur sot kryetar i Këshillit Komunal të Strugës, gjatë seancës së mbajtur të Këshillit Komunal. Zgjedhja e...

“Grabitje si në film në Gjermani: 30 milionë euro zhduken nga trezori i bankës – 3.000 kasaforta të shkatërruara, autorët zhduken pa gjurmë!”

Një ngjarje që duket e marrë nga skenari i një filmi hollivudian ka tronditur Gjermaninë. Një grup grabitësish ende të paidentifikuar kanë depërtuar në...

“Siria heq fytyrat e familjes Assad nga kartëmonedhat, vë në qarkullim monedhë të re”

Damask, 30 dhjetor 2025 — Siria prezantoi zyrtarisht sot serinë e re të kartëmonedhave kombëtare, të cilat hyjnë në qarkullim nga 1 janari 2026,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu