Man Unitedi me përmbysje spektakolare fiton derbin ndaj Man Cityt

Manchester United ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Manchester Cityt në kuadër të javës së 16-të në elitën e futbollit anglez.

Rasti i parë në këtë sfidë i takoi Man Cityt të cilët rrezikuan në minutën e 21-të me Phil Foden, por gjuajtja e tij shkoi pranë shtyllës.

Të besuarit e Pep Guardiolës kaluan në avantazh në minutën e 36-të kur Josko Gvardiol shënoi me kokë për 1-0.

Në pjesën e dytë ‘Djajtë e Kuq’ u këndellën duke arritur që brenda pak minutash të shënojnë dy gola për të kompletuar rikthimin në derbi.

United fillimisht realizoi në minutën e 88-të për të barazuar shifrat në 1-1 përmes Bruno Fernandes i cili u tregua i saktë nga penalltia.

Vetëm pak minuta më vonë, Amad Diallo shfrytëzoi një super pasim të Lisandro Martinez për të shënuar për 2-1 dhe për t’i dhënë tri pikë të reja skuadrës së tij.

Pas kësaj fitoreje Manchester United ngjitet në pozitën e 12-të në tabelë me 22 pikë të grumbulluara, teksa vazhdon kriza e Man Cityt të cilët mbesin në kuotën e 27 pikëve dhe mbajnë pozitën e pestë në tabelë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani thyen armëpushimin? – Izraeli e pretendon, Teherani e mohon

Ushtria izraelite ka njoftuar së fundmi se ka identifikuar raketa të lëshuara nga Irani, edhe pas armëpushimit. Por, sipas medias gjysmëzyrtare iraniane IRIB, Irani ka...

Ish-ministri izraelit bën parashikimin e kobshëm për Iranin

Ish-ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman, ka bërë një parashikim shumë të zymtë sa i takon konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, teksa ka thënë...

Agjenti i Mossadit i kall datën gjeneralit iranian: Ke 12 orë për t’u arratisur dhe shpëtuar familjen

Në orët pasi Izraeli nisi valën e parë të sulmeve kundër Iranit më 13 qershor, duke vrarë udhëheqës të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë,...

Shaholli: Në njëvjetorin e qeverisë së koalicionit VMRO-VREDI-ZNAM!

Zëvendëskryeministri Arben Fetai në vitit të parë të qeverisjes së koalicionit të VREDI me komitët, ka thënë se "vendi ka rikthyer rendin dhe...

Pse nuk i besoj Karakamishevës – dhe as ligjit të saj për përfaqësim të drejtë

Nga Driton Zenku Profesoresha kontraverse, e njohur për qëndrimet e saj anti-shqiptare dhe lidhjet e ngushta me VMRO-DPMNE-në, është ndër autorët e draftit të ri...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu