Cënimi i gjuhës shqipe/ “Vlojnë” rrjetet sociale – të gjithë në mbrojtje të shqipes!

U djeg loja!

Në këtë mënyrë Zv/Kryeministri Mexhiti, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar reagimet e BDI-së lidhur me gjuhën shqipe.

Ai ka potencuar se qytetarët duhet të jenë të qetë, pasi sipas tij, Gjuha shqipe nuk është cënuar, por pasuria e paligjshme e klikës korruptive të BDI-së. Ai thotë se do të kontestohen milionat e oligarkëve të BDI-së e jo Gjuha Shqipe.

“Për të gjithë ata që këtyre ditëve kanë ulëritur si të tërbuar për të frikësuar shqiptarët dhe për të kërcënuar me destabilizim kam një përgjigje: LOJA U DJEG. Rrini rahat!” – shkruan Mexhiti në Facebook.

“Mos e prekni gjuhën shqipe” – Ky ka qenë mesazhi I kreut të ASH-së, Ziadin Selës drejtuar Kryeministrit Mickoski.

Mesazhi është publikuar në profilin e Facebookut të Selës dhe përmban pjesë të një fjalimi mbi këtë temë, gjatë aktiviteteve partiake në terren.

Sipas tij, nuk do të preken vetëm tre nene të ligjit, por në pyetje është komplet ligji për përdorimin e gjuhëve.

Sela përmes Facebookut thotë se nisma për abrogimin e ligjit nuk është e Gjykatës Kushtetuese, por e VMRO-DPMNE-së.

“Një apel Qeverisë, Hristijan Mickoskit, është mëse e vërtetë që s’është në pyetje Gjykata Kushtetuese, por është iniciativa juaj për tu prek te gjuha shqipe. Thirni mëndjes dhe mos e prekni gjuhën shqipe, gjuhë e cila nga burime arkeologjike dhe zbulimet e bëra daton mbi 8 mijë vite këtu në këto troje” – tha Sela.

Kur dje kërkonte abrogimin e gjuhës shqipe, sot deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku ka ndryshuar qëndrim. Thotë se VLEN-i do të bëjë çmos që të mos preket asnjë ligj e normë që ka të bëjë me shqiptarët.

“Nuk mbështesim asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese që mbivoton anëtarët shqiptarë të gjykatës. Vendimet njëetnike janë të papranueshme dhe s’kanë të bëjnë me drejtësi, veçanërisht ata që prekin të drejtat e shqiptarëve”, shkruan deputeti Qoku.

Po, në Facebook, lideri i “Levicës”, Dimitar Apasiev, u ka bërë thirrje gjykatësve kushtetues, që të mos frikësohen, sic thotë, para britmave të neobalistëve. Sipas Apasievit, I ashtuquajturi Ligji për Gjuhët, I cili pas 20 viteve, solli në mënyrë ilegale dhe kundërkushtetuese dygjuhësinë – duhet të shfuqizohet.

Ndërkohë, shumë zyrtarë të lartë të BDI-së, ditëve të fundit, nëpër rrjete sociale postojnë mbishkrimin “Gjuha ime, e drejta ime, identiteti im – mos e prek!”, duke iu bashkangjitur në këtë mënyrë “betejës” së integristëve për ta ruajtur ligjin por edhe duke I bërë thirrje Gjykatës Kushtetuese që të mos merren vendime me cka do të cënohen të drejtat e shqiptarëve, me këtë edhe raportet ndëretnike në vend. /tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

31% Krishterë dhe 25% Myslimanë: Dy fe me mbi 4 miliardë besimtarë – kush po rritet më shpejt?”

Numri i banorëve të Tokës sot arrin rreth 7.8 miliardë njerëz. Për shumëkënd kjo është vetëm një shifër gjigante – dhe asgjë më tepër. Por...

SKANDAL në Zhelinë / Shkolla në udhëheqje të Blerim Sejdiut lëshon deftesë me “Republika e Serbisë” – Mendjet ende ju rrinë në Beograd?! (DOKUMENT)

Skandalet në komunat e udhëhequra nga kryetarët e koalicionit VLEN vazhdojnë. Portali TS ka siguruar një rast të paprecedentë që ka ndodhur në shkollën...

FOTO / Zbulohet varri antik në Bulqizë, brenda gjenden edhe sendet personale

Një varr monumental që i përket periudhës romake është zbuluar në Bulqizë. Zbulimi është bërë në vendin e quajtur “Fusha e Gurrës” të fshatit...

Rrahje e shqiptarit me shtetësi suedeze, “Çkemberët” kërcëojnë edhe sulme tjera. Reagon Sela: Kush do të na mbroj?

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar ashpër ndaj sulmit fizik ndaj një të riu shqiptar në qytetin e Manastirit, duke e...

Gara zhgënjyese e vredistëve për zgjedhjet lokale!

Kandidatët e VREDI-t në garën e zgjedhjeve lokale përballë kandidaturave te AKI ( garë për të cilën unë nuk mbështes asnjë subjekt politik, aq...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu